Cila është kompania hungareze që “i zë vendin” Fly Ernest, 5 fluturime të reja nga Rinasi në Itali

Publikuar tek: ekonomi, më 18:39 15-01-2020 Cila është kompania hungareze që “i zë vendin” Fly Ernest, 5 fluturime të reja nga Rinasi në Itali Fly Ernest

Fly Ernest, një nga kompanitë më jo-korrekte në ofrimin e shërbimit ndaj klientëve, tashmë është pezulluar nga autoriteti italian i aviacionit.

Kompania që i torturonte pasagjerët në qindra raste duke shtyrë apo anuluar fluturimet, zinte një pjesë të konsiderueshme të tregut të fluturimeve ajrore shqiptare.

Por tashmë një tjetër kompani duket se do ta mbushë këtë boshllëk. Është Wizz Air, kompania e fluturimeve ajrore “low-cost” që do të ofrojë pesë destinacione të reja nga Rinasi në Itali, raporton Newsbomb.al.

Kompania hungareze do të nisë fluturimet këtë verë nga Tirana në drejtim të Milanos, Bolonjës, Veronës, Treviso dhe Pisa.

Në një deklaratë për shtyp duke njoftuar fluturimet e reja George Michalopoulos i Wizz Air tha:

“Wizz Air është e angazhuar fuqimisht në krijimin e mundësive të reja për pasagjerët shqiptarë dhe sot ne jemi të entuziazmuar për të dyfishuar numrin e fluturimeve që kemi në Tiranë dhe njoftojmë pesë rrugë të reja nga kryeqyteti i Shqipërisë për në Itali. Ne besojmë se këto rrugë përfaqësojnë një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zgjerimin e rrjetit tonë”. /Newsbomb.al

sdgfsdgfwegh3eh.jpg

Një avion i Wizz Air

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006990909576416
array(1) { ["section"]=> string(102) "cila-eshte-kompania-hungareze-qe-i-ze-vendin-fly-ernest-5-fluturime-te-reja-nga-rinasi-ne-itali-192169" }