Cila është puna 240 mijë euro në vit dhe 3 muaj pushime që askush nuk e do?

Publikuar tek: bota, më 08:44 24-02-2016 Cila është puna 240 mijë euro në vit dhe 3 muaj pushime që askush nuk e do?

Në Zelandën e Re ofrohet një punë prej 243 mijë euro në vit, me 3 muaj pushime por askush nuk aplikon. Ju duket e mundur një gjë e tillë?

Teorikisht është e vështirë për tu besuar, por kështu është. Lajmi është bërë në  Guardian dhe historia e pabesueshme ka ndodhur në Tokoroa të Zelandës së Re. Mjeku, Alan Kenny, i stresuar për ngarkesën e punës, ka vënë një njoftim duke kërkuar ndihmë për një koleg që ta zëvendësojë.

Alan, i ndihmuar edhe nga vajza e tij që studion  mjekësi, nuk mund të bëjë pushime, sepse në zonën ku ai jeton nuk ka mjekë. Kështu që vendosi ta ndajë punën me një tjetër, por prej dy vjetësh kërkesa e tij nuk është plotësuar. Për të bindur aplikantët e mundshëm, doktor Kenny ka ofruar kushte mjaft te favorshme punësimi: fundjavë e lirë, nuk ka turn nate, 3 muaj pushim, dhe një pagë shumë të lartë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një i vdekur dhe tre të zhdukur pas shpërthimit të një centrali elektrik në Britani
Aeroplani bie në xhungël të Indisë, 23 persona të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.011254787445068
array(1) { ["section"]=> string(80) "cila-eshte-puna-240-mije-euro-ne-vit-dhe-3-muaj-pushime-qe-askush-nuk-e-do-33388" }