Cilat fruta të thata duhet të konsumojnë fëmijët? Zbuloni çfarë rekomandon Blerina

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 10:59 20-10-2019 Cilat fruta të thata duhet të konsumojnë fëmijët? Zbuloni çfarë rekomandon Blerina

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

Të shijshme dhe të shëndetshme, frutat e thata me larmishmërinë e tyre iu pëlqejnë të mëdhenjve e të vegjëlve. Përpos shijes që secila prej tyre e ka të veçantë edhe vlerat ushqyese gjithashtu i kanë nga më të ndyshmet.

Studimet tregojnë që shumë i  rëndësishëm është përdorimi i tyre tek të vegjlit tanë, por sigurisht në mënyrë të moderuar ditë pas dite. Sepse shumica prej fëmijëve mund të rezultojnë alergjik prej ndonjërës prej tyre dhe duke i ngatërruar dhe përizier bashkë fillimisht nuk jemi në gjendje të kuptojmë nga na vjen problemi dhe së dyti duhet t'i mësojmë t'i përtysim sa më shumë dhe më mirë që ato të përthithen siç duhet dhe të mos u rëndojnë stomakun e tyre të vogël. Gjithashtu nuk duhet harruar edhe raporti kalorik i arrave, bajameve, lajthive, etj të cilat përbajnë kalorazh të lartë dhe nëse në ua lejojmë fëmijëve konsumimin e tyre pa kriter do të vëmë re shtim të peshës, veçanërisht në zonën abdominale ku nis grumbullimi i parë yndyror dhe mund të bëhet shkak më vonë edhe për mbipeshën.

Cilat fruta të thata iu duhen fëmijëve?

Vlerat e frutave të thata janë të njohura tanimë, por të gjitha studimet tregojnë që në regjimin ushqimor të fëmijëve nuk  duhet të mungojnë arrat, lajthitë dhe bajamet (sigurisht ato natyralet pa kripë të shtuar). Këto janë tre mbështetësit kryesor të ndërtimit të sistemit nervor qendror, janë ndërtues shumë të mirë të muskujve dhe kanë mijra efekte pozitive për mëlçinë e të vëgjëlve tanë dhe sistemin e tyre imunitar. Acidet yndyrore që përmbajnë frutat e thata i bëjnë ato të jenë një vakt shumë i mirë si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët.

Mosha e duhur për ti konsumuar.

Mjekët pediatër mendojnë që grupmosha më e përshtatshme për të nisur konsumimin e tyre është 3- 5 vjeç, gjithçka varet nga aftësia përtypëse e fëmijëve dhe rreziku se mos mbytet duke gëlltitur ndonjërën prej tyre. Nuk rekomandohet asnjëherë më shumë se 3-4 kokrra në ditë të cilat sigurisht duhet të konsumohen brenda të njëjtit vakt, në mëngjes, dreke janë më të preferueshme për shkak të nivelit të tyre energjik. Vlerat ushqyese të frutave të thata një fëmijë i vogël i mer edhe nga peshku dhe veza e për këtë arësye nësë fillimisht fëmijët nuk i pëlqejnë frutat e thata, ato nuk duhen sforcuar por duhen motivuar ditë pas dite deri në stabilizimin e tyre me shijen.

Përgatiti Blerina e Florescenter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075771808624268
array(1) { ["section"]=> string(88) "cilat-fruta-te-thata-duhet-te-konsumojne-femijet-zbuloni-cfare-rekomandon-blerina-182771" }