Cilat janë shtetet që nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus?

Publikuar tek: bota, më 21:53 01-04-2020 Cilat janë shtetet që nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus?

Në 11 mars të 2020-ës Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë nga koronavirusi.

Pandemi quhet atëherë kur epidemia përhapet në shumë shtete, kontinente dhe prek një numër të madh njerëzish.

Aktualisht (1 prill 2020) mbi 900,000 njerëz në mbarë botën janë infektuar nga virusi Covid-19, mbi 45,000 kanë humbur jetën dhe mbi 190,000 janë shëruar.

Mirëpo në botë ka disa shtete që raportojnë një apo dy raste me koronavirus, sikundër ka dhe nga ato shtete që nuk kanë raportuar asnjë rast.

Midis këtyre shteteve janë Jemeni, Sudan i Jugut, Vanuatu, Ishujt Solomon dhe Tonga.

Në total janë 19 shtete të gjitha në Afrikë, Azi apo Oqeani. Por nuk përjashtohet mundësia që në disa prej këtyre shteteve virusi të ketë mbritur por nuk është arritur të testohet, apo shifrat mbahen të fshehta nga qeveritë përkatëse, siç është rasti i Koresë së Veriut që nuk raporton asnjë rast me koronavirus.

xdfgbsdfbgswegfe3g.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090160369873047
array(1) { ["section"]=> string(73) "cilat-jane-shtetet-qe-nuk-kane-raportuar-asnje-rast-me-koronavirus-200986" }