Cilat janë subjektet dhe pronarët e arrestuar sot nga Hetimi Tatimor për mashtrim me TVSH-në (LISTA-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:31 24-01-2018 Cilat janë subjektet dhe pronarët e arrestuar sot nga Hetimi Tatimor për mashtrim me TVSH-në (LISTA-DETAJE)

Plot 61 subjekte dyshohet se janë përfshirë në një skemë gjigante mashtrimi me TVSH-në duke përfituar rreth 9 milion dollarë nga rimbursimi i shitjeve fiktive. 5 biznesmenë janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Drejtora e Hetimit Tatimor ka referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dy çështje “Skema mashtrimi me TVSH-në” vepra e parshikuar nga neni 144/a i K.penal, në këtë skemë mashtrimi me Tvsh-në janë të perfshira 61 subjekte tregetare, me një vlerë demi rreth 94 milion lekë.

Oficerët e Hetimit Tatimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disa mujor u bë i mundur dokumentimi me fakte dhe prova i veprimtarisë kriminale për 11-të nga subjektet e referuara duke përfituar nga shitjet fiktive që kanë bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.

Subjektet nën hetim që kanë kryer këtë veprimtari kriminale administratorët e të cilevë janë arrestuar jane:

1- “G.T.I”, me nipt L62301013U, me administrator Dhimitër Feno Çelo, me ID J50728029I.

2 - “Ferik&Domi”, me nipt L71604034T, me administrator shtetasin Shkëlqim Telo Hasani me ID G80428047U.

3. “Nobel 2013”, me Nipt L31324010O, me administrator Bujar Murataj.

4. “Unik 87” me Nipt L22210027F me administrator Ruzhdi Murataj dhe Indrit Sulaj.

5. “NVL Trans” me Nipt L52402006V me administrator Novruz Lami.

Jane shpallur ne kerkim dhe po punohet per kapjen e tyre edhe per shtetasit me iniciale B. GJ, A. B, E. SH, S. K dhe M. M.

Gjithashtu ne kete skeme kriminale jane perfshire edhe subjekte te tjera per te cilat vazhdojne hetimet per te dokumentimin e kesaj veprimtarie kriminale dhe vendosjen e autoreve perpara pergjegjesise ligjore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kriza në Siri dhe Korenë e Veriut, takohen dy zyrtarët e lartë amerikanë dhe rus
Artan Hoxha: Si u qëllua në Durrës njeriu i presidentit azer, kishte ardhur në Shqipëri për naftën »
Article Logic
Execution time: 0.021088123321533
array(1) { ["section"]=> string(112) "cilat-jane-subjektet-dhe-pronaret-e-arrestuar-sot-nga-hetimi-tatimor-per-mashtrim-me-tvsh-ne-lista-detaje-107803" }