Cilat kanë qenë PESË shpërthimet më të mëdhaja në historinë botërore: Nga Hiroshima, tek Bejruti, mijëra viktima

Publikuar tek: bota, më 12:19 05-08-2020 Cilat kanë qenë PESË shpërthimet më të mëdhaja në historinë botërore: Nga Hiroshima, tek Bejruti, mijëra viktima Shperthimi ne Bejrut

Pas tragjedisë së djeshme në Bejrut, në mediat ndërkombëtare janë radhitur pesë shpërthimet më të mëdha në historinë botërore, që nuk kanë qenë shpërthime të thjeshta, por shpërthime atomike apo me tipare atomike, për shkak të kërpudhës së krijuar pas shpërthimit.

Hiroshima, 6 gusht 1945, ora 11.02

Nagasaki, 9 gusht 1945, ora 13.56

Halifax, 6 dhjetor 1917, ora 09.04

Texas City, 16 prill 1947, ora 09.12

Beirut, 4 gusht 2020, ora 18.07

Hiroshima dhe Nagasaki, gusht 1945

Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën dy bomba atomike, në 6 gusht dhe 9 gusht, 1945, me pelqimin e Britanisë së Madhe. Të dy bombat shkaktuan 129,000 dhe 226,000 të vdekur, shumica e tyre civilë. Ato kanë mbetur të vetmet armë atomike të përdorura në konflikte të armatosura. Gjithcka ndodhi në përfundim të Luftës së Dytë Botërore ndërkohë që aleatët ishin gati të pushtonin Japoninë. Japonia u dorëzua në 15 gusht, 6 ditë pas bombës në Nagasaki. Dokumenti I kapotullimit u firmos në Tokio dhe me të përfundoi Lufta e Dytë Botëore.

Shpërthimi në Halifax, dhjetor 1917

Kjo ishte një tragjedi që ndodhi në Halifax, Nova Scotia, Kanada mëngjesin e 6 dhjetorit 1917. SS Mont-Blanc, një anije franceze me eksplozivë u vendos në portin e Halifax. Një zjarr në bordin e anijes shkaktoi eksplozionin masiv që shkatërroi gjysmën e qytetit. Të paktën 2000 vetë u raportuan të vdekur nga shpërthimi, ndërtesat u shkatërruan dhe të paktën 9000 persona u plagosën.

Shpërthimi në Teksas, 16 prill 1947

Shpërthimi në Teksas ishte një aksident industrial, ndodhur në 1947 në Portin e Teksasit. Eshtë ndër aksidentet më vdekjeprurëse në historinë e SHBA dhe një nga shpërthimet më të mëdha të historisë botërore, jonukleare. Në bordin e një anije franceze Grandcamp, e vendosur në port kishte një kargo prej 2300 tonësh nitrat amoniaku. Filloi një reaksion zinxhir shpërthimesh në anije derisa plasi e gjitha, duke vrarë 581 persona dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Shpërthimi në Bejrut, gusht 2020

Afro 100 vjet më pas këtyre shpërthimeve, ndodh shpërthimi në Portin e Bejrutit. 2750 tonë nitrat amoniaku nuk ishin të vendosura në një anije, por kanë qëndruar për më shumë se 7 vjet në një hangar në port. Pasditen e 4 gushtit 2020, zjarri filloi në godinën pranë vendit ku ishte vendosur amoniaku. Akoma nuk është bërë bilanci I dëmeve, por shpërthimi është ndjerë në rrezen e 200 kilometrave, deri në Qipro. Deri tani, janë raportuar 100 të vdekur dhe 4000 të plagosur, por sipas autoriteteve libaneze, shifra vjen gjithmonë në rritje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010097026824951
array(1) { ["section"]=> string(116) "cilat-kane-qene-pese-shperthimet-me-te-medhaja-ne-historine-boterore-nga-hiroshima-tek-bejruti-mijera-viktima-216156" }