Policia e Shtetit ka publikuar të dhënat e aksionit për cilësinë e karburanteve nga data 4 maj deri më 13 korrik.
Deri më tani janë kontrolluar 783 subjekte nga të cilët 99 janë proceduar penalisht. 79 subjekte janë proceduar për fshehje të të ardhurave, 11 për ndryshim të aparateve matëse, 6 për ruajtje magazinim tregtim të mallrave kontrabandë, 1 për kontabandë me mallra të akcizës dhe 2 për mospagim taksash, 1 për manipulim të tregut.
Policia e Shtetit nga ky aksion ka arrestuar 8 persona ndërsa ka shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Janë sekuestruar 56 503 litra naftë, 711 litra benzinë dhe 6 350 litra gaz