Cilët vende kanë konfirmuar rastet e prekura nga CoronaVirus? Zgjerohet harta e infektimit (SHTETET E PREKURA)

Publikuar tek: bota, më 15:01 26-01-2020 Cilët vende kanë konfirmuar rastet e prekura nga CoronaVirus? Zgjerohet harta e infektimit (SHTETET E PREKURA) Kontrollet ne aeroporte per identifikimin e te prekurve nga virusi

 Njerëz në më shumë se 10 vende, më shumë në kontinentin aziatik janë diagnostikuar me virusin që e ka origjinën e Wuhan, Kinë.

Duket se ka një zinxhir të ri shpërndarjeje, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Kinë

Në Kinë, 56 persona kanë humbur jetën ndërkohë që 1975 raste janë regjistruar në vend pasi vendi filloi marrjen e masave dhe ka mbyllur gjithë sitet turistike.

Australia

Në 25 janar Australia konfirmoi rastin e parë të virusit: një burrë që mbërriti në Melburne nga Kina një javë më parë. Autoritetet thanë se po kontaktojnë njerëzit që kanë udhëtuar në të njëjtin avion nga Kina. Po atë ditë, autoritet thanë se tre burra në Sidney që kanë mbërritur nga Kina kanë rezultuar pozitivë dhe janë vendosur nëpër spitale.

Franca

Deri tani ka bërë të njohura tre raste të prekura nga virusi. Eshtë vendi i parë evropian që është prekur. Personi i parë ka mbërritur në Francë me avion por pasi ka pasur një ndalesë në Hollandë. Të tre personat janë vendosur në izolim.

Japoni

Në Japoni në 26 janar sipas ministrisë së Shëndetësisë u diagnostikua rasti i katërt i prekur nga virusi. Ishte resident në Wuhan por që po vizitonte Japoninë për pushime.

Malajzi

Malajzia ka konfirmuar katër raste të prekurish në 25 janar. Të gjithë janë shtetas me kombësi kineze dhe kishin mbërritur në këtë vend nga Singapori. Një rast është burrë 40 vjecar ndërsa tre të tjerët është nëna 66 vjecare me dy fëmijët 2 dhe 11 vjec.

Nepal

Nepali ka konfirmuar rastin e një 32 vjecari që ka mbërritur nga Wuhan dhe që ka rezultuar pozitiv. Pacienti fillimisht është vendosur në karantinë. Autoritetet thanë se kanë rritur vigjilencën në aeroporte.

Singapori

Singapori ka lajmëruar për të paktën tre raste që janë prekur nga virusi: një 66 vjecar dhe djali I tij 37 vjecar që arritën në Singapor në 20 janar nga Ëuhan dhe një 52 vjecare.

Koreja e Jugut

Në 26 janar, Koreja e Jugut konfirmoi rastin e tretë te prekur nga coronavirusi. Të tre janë vendosur në karantinë.

Tajvani

Tajvani deri tani ka zbuluar tre raste të sëmurë me virusin vdekjeprurës.

Tajlanda

Tajlanda ka zbuluar deri tani 8 raste të prekur me virusin. Ministri I shëndetësisë tha se në 3 raste po trajtohen në spital ndërsa 5 të tjerë pas mjekimit kanë shkuar në shtëpi.

Shtetet e Bashkuara

Në 26 janar USA anoncoi një rast të tretë të konfirmuar në Kaliforni. Pacioni ishte një udhëtar nga Ëuhan dhe është në kushte të mira po I izoluar në një spital. Një grua në Cikago u konfirmua positive në 24 janar ndërkohë që një burrë 30 vjec në Seattle ishte rasti I parë I diagnostikuar në21 janar.

Vietnam

Vietnami në 23 janar konfirmoi dy raste të prekur. Babai që më pas virusin ia ka kaluar edhe të birit. Sipas autoriteteve të dy deri tani janë mirë dhe po mbahen akoma në spital.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086331367492676
array(1) { ["section"]=> string(114) "cilet-vende-kane-konfirmuar-rastet-e-prekura-nga-coronavirus-zgjerohet-harta-e-infektimit-shtetet-e-prekura-193205" }