Joe Biden është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Festa ka qënë e madhe në vend dhe jashtë saj. Madje, dita e inagurimit të Biden është festuar dhe në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Banorët e fshatit shqiptar kanë festuar me flamuj dhe foto të Bidenit pa pushim, duke u shndërruar në tifozët numër 1 të Biden.
Arsyeja është se fshati gjendet në afërsi të rrugës nacionale Ferizaj-Gjilan, që mban emrin e Beau, djalit të ndjerë të presidentit Biden.
Familja Biden kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kësaj rruge në vitin 2016.
Beau Biden ka shërbyer në Kosovë pas përfundimit të luftës. Ai ka ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendorë.