Cili është sekreti i jetëgjatësisë? E tregon njeriu më i vjetër në botë

Publikuar tek: bota, më 14:54 31-05-2020 Cili është sekreti i jetëgjatësisë? E tregon njeriu më i vjetër në botë 111 vjecari nga Rumania, njeriu me i vjeter ne bote

Një 111 vjeçar nga Rumania është njeriu më i vjetër në botë, pasi e trashëgoi këtë titull nga Bob Weighton, i cili vdiq para pak ditësh, raporton Daily Mail.

Dumitru Comanescu ka lindur më 8 nëntor në Proviţa de Jos, në bashkinë Draganeasa të komunës Prahova.

“Kam nderin, dhe ndihem i bekuar të jem zyrtarisht njeriu më i vjetër në botë dhe të përfaqësoj Rumaninë në nivelin më të lartë! Është e pabesueshme!”, ka thënë Comanescu, i cili jeton në Qendrën për të Moshuar në Bukuresht.

Ai tha se fshehtësia për një jetë të gjatë ishte dashuria për gruan e tij, djemtë dhe nipërit.

Comanescu u diplomua në vitin 1933, ndërsa gjithë jetën e tij punoi si inxhinier i agrikulturës dhe si patolog i bimëve.




auto_121590873663.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094609260559082
array(1) { ["section"]=> string(77) "cili-eshte-sekreti-i-jetegjatesise-e-tregon-njeriu-me-i-vjeter-ne-bote-208518" }