Çiljeta: E zvogëlova gjoksin për arsye shëndetësore, publiku do më pëlqejë më shumë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:14 18-06-2016 Çiljeta: E zvogëlova gjoksin për arsye shëndetësore, publiku do më pëlqejë më shumë

Këngëtarja Çileta Xhilaga, ashtu siç kemi shkruar ditë më parë, ka zvogëluar gjoksin, nga numri 6 në 3. Por ajo rrëfen për ‘’Gazeta Shqiptare’’ se pse mori këtë vendim si dhe tregon se çfarë ndjeu gjatë operacionit.

‘Ishte një operacion i dhimbshëm dhe i gjatë. Po unë isha në narkozë dhe nuk është se ndjeva shumë dhimbje. Kisha disa dhimbje pas operacionit dhe pas narkozës, po jo diçka të rëndësishme.

Operacioni zgjati rreth 4 orë, thashë që ishte një ndërhyrje e komplikuar. Megjithatë bëhej me narkozë dhe nuk ndjeva shumë dhimbje’’, rrëfen Çiljeta.

Por e pyetur nëse publiku do ta pëlqejë tani, që ka zvogëluar gjoksin, këngëtarja thotë: ‘’Të them të drejtën nuk e kam menduar këtë pjesë, operacioni im ishte për arsye shëndetësore. Kishte kohë që gjoksi më dëmtonte shpatullën, ndaj vendosa të ndërhyj. Besoj se do të më pëlqejnë më shumë me këtë masë gjoksi.’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.61003994941711
array(1) { ["section"]=> string(87) "ciljeta-e-zvogelova-gjoksin-per-arsye-shendetesore-publiku-do-me-pelqeje-me-shume-43885" }