Çiljeta ekskluzivisht për Newsbomb.al: Ju rrëfej nëse ka kokainë në pjatë dhe ku e gjeta amerikanin polic

Publikuar tek: aktualitet, më 12:36 20-08-2015

Vetëm një ditë pasi ka lancuar klipin më të ri prej 12 minutash, Gangsta Love, së bashku me reperin OTR, Noizy, klipi ka marrë me mijëra klikime dhe komente.

Vetë Çiljeta Xhilaga, këngëtarja që thotë se ka punuar gjashtë muaj për klipin dhe më shumë se një muaj e gjysëm montazh të tij thotë se gjithçka ka qenë e vështirë.

“Jam zgjuar sot me një lum telefonatash dhe mesazhesh për klipin. Jam shumë e lumtur që është pritur mirë” thotë Çiljeta Xhilaga, ekskluzivisht për newsbomb.al, menjëherë pas daljes së këtij produksioni, të ngjashëm me filmin.

Por disa pyetje të vijnë natyrshëm për videon e realizuar.

Në minutën e katërt, banda, shfaqet me një pjatë të madhe të mbushur me një pluhur të bardhë, që në videoklip, lihet të kuptohet se është kokainë.

Çiljeta, a është kokainë pluhuri i shfaqur në video?

Jo, si mund të ishte kokainë….S’më ka lënë mendja për një gjë të tillë. Eshtë thjesht miell…, thotë Çiljeta duke qeshur gjatë intervistës së shkurtër telefonike.

frame1.jpg

Ndërkaq, në minutën e tetë shfaqet Çiljeta me maskën e saj rrjetë përballë policisë, dhe njeriu i parë që shfaqet me automatik në dorë nga policia, nuk është një personazh shqiptar.

awd23.jpg

“Po është e vërtetë, e keni vënë re shumë mirë. Ai është shtetas amerikan. Unë e kam njohur para gjashtë muajsh te TEG. I kërkova që në atë moment numrin e telefonit, me synimin e qarte që të realizoja këtë video. Ai jeton në Shqipëri, por punon si trajner fitness te COIN, e po ashtu punon te shkolla e fëmijëve të ambasadës amerikane. Që në momentin e parë që i kam thënë për klipin, ka pranuar, dhe më duhet ta falenderoj dhe të pranoj se ka qenë një ndër personazhet më të dedikuar në klip. Gjithmonë ka ardhur në orar për filmimet.

Po ashtu, po të shohësh mirë klipin, të gjithë djemtë janë figura të reja. Janë çunat e Noizyt që kanë ardhur direkt nga Londra për të realizuar videoklipin. Të gjithë kanë pasur përkushtim. Nuk është se është një klip si gjithë të tjerët, aty ku këngëtaret nxjerrin plazhet apo hiret e tyre. Eshtë një klip i punuar me shumë përkushtim” thotë Çili ndërsa pret edhe telefonatat pa fund për urimet për këtë prodhim të ri.

frame2.jpg

main1112.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goditi me thikë djalin e tij 20 vjeçar, arrestohet babai në Vlorë
Fuoristrada lëshohet pa shofer në plazh, merr para pushuesit në Sarandë »
Article Logic
Execution time: 0.014798879623413
array(1) { ["section"]=> string(110) "ciljeta-ekskluzivisht-per-newsbomb-al-ju-rrefej-nese-ka-kokaine-ne-pjate-dhe-ku-e-gjeta-amerikanin-polic-18792" }