Çiljeta flet për herë të parë për sherrin Noizy-Cozman, merr në mbrojtje mikun e saj (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:23 16-09-2016

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Çiljeta ka folur ndër të tjera edhe për sherrin midis dy reperave Noizy dhe Cozman.

Sigurisht që Çiljeta nuk mund të mos mbante anën e mikut të saj, Noizyt, megjithatë qëndrimi i saj ka qenë pajtues dhe ka kërkuar që çështje të mbyllet me kaq.

“Është si kokrra e mollës. Nuk është i mërzitur, se vret mendjen ai për këto gjëra. Ne u shqetësuam të gjithë sepse ishte një ngjarje që nuk është mirë të ndodhin. Rëndësi ka që ishte me kaq dhe shpresoj që çdo gjë të shkojë mbarë për të gjithë. Ata janë të gjithë djem nënash dhe jeta është shumë e gjatë e shumë e bukur. Noizyt me dorë nuk ia del dot njeri dhe gangstërlliku sot nuk tregohet me armë por tregohet me duar”, ka thënë këngëtarja. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025119066238403
array(1) { ["section"]=> string(95) "ciljeta-flet-per-here-te-pare-per-sherrin-noizy-cozman-merr-ne-mbrojtje-mikun-e-saj-video-53170" }