Çiljeta godet sërish! Baladë e paparë, sensuale, perfekte… Vetëm nën shoqërinë e Alores

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:27 22-08-2017 Çiljeta godet sërish! Baladë e paparë, sensuale, perfekte… Vetëm nën shoqërinë e Alores

Çiljeta Xhilaga godet sërish. Çili një këngëtare që sjell vetëm hite më në fund ka publikuar superbaladën e dashurisë “Pa ty jetoj” në bashkëpunim me Alores.

“Pa ty jetoj”, balada më e re, padyshim që klasifikohet si një nga këngët më të bukura të kësaj vere. E bukur, e ëmbël, sensuale dhe plot sharm, kështu shfaqet Çili në këtë klip të shoqëruar me muzikën fantastike të Elgit Dodës.

Këngëtarja gjithmonë shfaqet elektrizuese në çdo projekt muzikor që ka sjellë në treg. Këtë herë vjen me një baladë të ndjerë, të cilën pasi ta dëgjoni për herë të parë me siguri do t’ju mbetet gjatë në mendje.

Epo s’më mbetet tjetër veçse t’ju lë nën tingujt mbresëlënës të Çilit dhe Alores, pasi jam e sigurt që s’do rreshtni së dëgjuari. Bashkimi i zërave të këngëtarëve, është një perfeksion që s’e keni dëgjur deri më tani…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020241022109985
array(1) { ["section"]=> string(89) "ciljeta-godet-serish-balade-e-papare-sensuale-perfekte-vetem-nen-shoqerine-e-alores-89868" }