Çiljeta paralajmëron verë të nxehtë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:32 04-06-2016 Çiljeta paralajmëron verë të nxehtë

Kjo verë do të jetë e Çiljetës! Këngëtarja ka vendosur të shndërrohet edhe një herë në mbretëreshën e kësaj stine. Pasi ka përfunduar xhirimet e klipit me Noizy­n, Çili i është përveshur punës për një tjetër projekt.

Ajo së bashku me Altin Sulkun po përgatisin këngën e re, që duket se do të shndërrohet shumë shpejt në një hit. Santorini është vendi i përzgjedhur nga dy këngëtarët. Këngëtarja ka ardhur si latine në ishullin turistik, duke paralajmëruar një verë të nxehtë.

Çiljeta tregon disa detaje nga ky klip. “Është një këngë me ritme ballkanase. Kënga është e Elgit Dodës si dhe make­up artisja, Suela Çangu më ka transformuar në një latine të vërtetë. Mendoj se ky është stili im, pra si latine. Xhirimet kanë shkuar shumë mirë, e di që do të jetë një projekt fantastik. Santorini është ndër vendet më të bukura në botë, ndaj dhe ne e zgjodhëm”, shprehet Çili.

Natyrisht, një punë e tillë ka edhe një çmim të kripur, të cilin këngëtarja nuk ka hezituar ta zbulojë për lexuesit e “Bluetooth”. “Ka qenë një klip i kushtueshëm, duke qenë se është një vend i shtrenjtë. Ka kushtuar mbi 10 mijë euro i gjithi”.

Edhe këtë herë këngëtarja seksi ka guxuar të vijë ekstravagante, duke u shprehur se ky është stili i saj. “Mua më pëlqen stili latin, gjej veten, ndaj edhe këtë herë kam ardhur në këtë mënyrë. Jam ndjerë mirë edhe falë punës së bashkëpunëtorëve të mi” shkruan gazeta "Shqiptare".

Duke qenë se ky është vetëm një ndër klipet që Çili do të publikojë, ajo na vjen me një premtim. “Pa dyshim që ky do të jetë sezoni im, kam punuar shumë fort për të sjellë këngët gjatë verës, e di që do të shndërrohen në hite. Unë e kam të vështirë sa të ulem për të punuar, por pastaj e marr seriozisht dhe e di që produkti final është i mrekullueshëm”, – thotë ajo. Prej disa kohësh ajo ka bërë publike edhe ndarjen nga partneri i saj, duke deklaruar se është single. Pyetjes sonë nëse mendon se është ndër shqiptaret më seksi në Shqipëri, ajo i përgjigjet: “E rëndësishme është të ndihesh mirë me veten. Unë edhe më herët jam quajtur ndër femrat më seksi në vend, pavarësisht statusit që kisha, ndaj jam e lumtur që të gjithë mendojnë se mbetem ende ndër femrat më seksi në vend”. Duket se në këtë periudhë është angazhuar vetëm te karriera e saj, duke lënë pas jetën private. “Ky është momenti që unë të punoj dhe të flas për karrierën, dhe jo për jetën time private” përfundon Çiljeta.

cili.jpg

cili1.jpg

cili2.jpg

cili3.jpg

cili4.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035614967346191
array(1) { ["section"]=> string(41) "ciljeta-paralajmeron-vere-te-nxehte-42403" }