“Çimkat” në darkën private të TRUMP, publikohet video-skandali për presidentin: Ma hiqni ambasadoren në Ukrainë (DEBATI NE SHBA)

Publikuar tek: bota, më 14:03 26-01-2020 “Çimkat” në darkën private të TRUMP, publikohet video-skandali për presidentin: Ma hiqni ambasadoren në Ukrainë (DEBATI NE SHBA) Donald Trump dhe ambasadorja Marie Yovanovitch

Presidenti i SHBA Donald Trump bie pre e regjistrimeve të fshehta ndërkohë që ditën e djeshme është nxjerrë një video-audio 90 minuta, gjatë një takimi me donator biznesmenë, ku presidenti amerikan kërkon shkarkimin e ambasadores së SHBA në Ukrainë.

 

Video-përgjimi i bërë publik dje ka ngjallur debat të madh në SHBA.  Ky përgjim u bë publik nga një avokat i Lev Parnas, biznesmeni i lindur në Rusi që ka punuar me Rudi Giulianin për të hequr nga detyra ambasadoren Marie Yovanovitch. Ajo u lëviz nga posti në prill 2019.

“Hiqeni që nesër, nuk dua tia dij fare” thotë presidenti gjatë darkës me donatorët në hotelin “trump” në Uashington, që është pak metra larg Shtëpisë së Bardhë.

CNN ka degjuar gjithë videon por nuk ka arritur në një konkluzion definitive se kush është personi që flet përvec presidentit.

Regjistrimi, pjesë të të cilit u nxorën të premten nga ABC News, sjell në vëmendje lidhjen e Trump me Parnas, që më parë presidenti e ka mohuar se e njeh dhe dëshirën e Trump për të hequr ambasadoren Yovanovitch.

Avokati i Parnas Joseph Bondy tha në një Tëeet të shtunën se e nxorri videon “për shkak të rëndësisë së interest kombëtar”. Ai tha të premten se këtë video e ka dorëzuar edhe tek House Intelligence Committee.

Të pyetur për një koment nga shtëpia e Bardhë rreth videos, zëdhënësja Stephanie Grisham tha: “Çdo president në historinë tonë ka pasur të drejtën të vendosë njerëzit që mbështesin axhendën e tyre dhe reformat e tyre brenda administratës”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033054828643799
array(1) { ["section"]=> string(129) "cimkat-ne-darken-private-te-trump-publikohet-video-skandali-per-presidentin-ma-hiqni-ambasadoren-ne-ukraine-debati-ne-shba-193198" }