Çipa kundër Metës: S'mund të pretendosh juntën në një Shqipëri që s'paguan dot ushtarakët

Publikuar tek: politike, më 23:03 20-03-2019 Çipa kundër Metës: S'mund të pretendosh juntën në një Shqipëri që s'paguan dot ushtarakët

Gazetari Aleksandër Çipa është shprehur kundër presidentit Meta pas deklaratës së tij se ishte i gatshëm të sakrifikonte dhe jetën, vetëm që vendi të mos kthehej në juntë ushtarake.

I ftuar në emisionin 'Arena', Çipa ka shtuar se nuk mund të pretendosh juntën në Shqipëri, kur s'paguan dot ushtarakët.

'Unë nuk jam dakord me Presidentin kur merr analogji. Allende erdhi nga një familje e pasur dhe u përball me principin që shkoi në aktin ekstrem të tij. Meta erdhi nga një shtresë sociale siç erdhëm të gjithë.  Që të pretendosh juntën në një Shqipëri që nuk paguan dot rrogën e ushtarëve e kuptojmë sa banale është për ta pretenduar një gjë të tillë', ka thënë Aleksandër Çipa në Ora Neës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045809030532837
array(1) { ["section"]=> string(95) "cipa-kunder-metes-s-mund-te-pretendosh-junten-ne-nje-shqiperi-qe-s-paguan-dot-ushtaraket-157246" }