Çipa pret ambasadorin e OSBE, diskutohen projekte të përbashkëta për dhunën në familje

Publikuar tek: aktualitet, më 20:24 17-03-2015 Çipa pret ambasadorin e OSBE, diskutohen projekte të përbashkëta për dhunën në familje Drejtori i Policise se Tiranes Ardian Çipa ne takimin me ambasadorin e OSBE

Drejtori i policisë së Tiranës, drejtues Ardian Çipa priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e OSBE në Tiranë Florian Raunig ku u fol për ndihmën që OSBE mund ti japë policisë në disa fusha të rëndësishme: atë të dhunës në familje, dhe qarkullimin rrugor. 

Ambasadori i OSBE në fakt përgëzoi dhe vlerësoi punën e deritanishme të strukturave të policisë së kryeqytetit dhe punën e vecantë që po bëhet në drejtim të parandalimit të krimit, nëpërmjet projekteve të përbashkëta dhe fushatave sensibilizuese në veçanti.

Përmes shkëmbimit të eksperiencave dhe me vendet e BE u bashkëbisedua mundësia e rikonstruksionit të ambienteve të sallës së komandimit në drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë si dhe fushata sensibilizuese gjatë fillimit të këtij viti. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të varfërit në Shqipëri, a po tkurret lista për të ulur numrin real të tyre?
Mungesa e stafit në zyrat e hipotekës, Muho: Po festonin 8 marsin »
Article Logic
Execution time: 0.011911869049072
array(1) { ["section"]=> string(90) "cipa-pret-ambasadorin-e-osbe-diskutohen-projekte-te-perbashketa-per-dhunen-ne-familje-6188" }