“Studentët, po rikthejnë shpresën aty ku ishte, ata po kërkojnë transparencë në financat e fakulteteve të tyre. Janë një pjesë e mirë e tyre që po udhëheqin implementimin e ndryshimive, qoftë për reformimin apo për rritjen e kapaciteteteve të vet universiteteve, për të rritur cilësinë e tyre”. Kështu u shpreh kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa, i ftuar mbëmjen e sotme në Ora News.
Çipa foli edhe për çështjen e ngërçit midis presidentit Meta dhe Ramës për shkak të dekretimit të ministrit Gent Cakaj, përpos situatës së studentëve dhe bojkotit të tyre.
Përsa i përket konfliktit midis Metës dhe Ramës për çështjen Caka, Çipa tha:
“Presidenti ka të drejtë të kërkojë verifikimin e çdo ministri të cilin do të dekretojë, në këtë kuptim nuk shoh asnjë problem këtu”.