‘Cirku i Shkodrës’ me 50 vjeçarin që kërkohet nga SHBA; E mbajnë në burg jashtë afateve, pasi lirohet Policia e riarreston, Gjykata e ‘çon në shtëpi’

Publikuar tek: aktualitet, më 11:16 28-01-2021 ‘Cirku i Shkodrës’ me 50 vjeçarin që kërkohet nga SHBA; E mbajnë në burg jashtë afateve, pasi lirohet Policia e riarreston, Gjykata e ‘çon në shtëpi’ Shqiptari Arben Bregu

Procesi i esktradimit të shtetasit shqiptar Arben Bregu, drejt Amerikës, është kthyer në një cirk nga autoritetet në Shkodër. Brenda një muaji, ndaj 50 vjeçarit janë dhënë disa vendime të ndryshme.

Bregu u arrestua në qershor 2020 pasi Gjykata e Floridas e ka shpallur fajtor për vrasje. Në datë 23 shtator 2020 është marrë vendimi që 50 vjeçari të estradohet në SHBA. Por autoritetet shqiptare nuk mund të lejonin ekstradimin nëse nuk mbërrinte letërporosia nga SHBA.

Afati 30 ditor për esktradimin e Arben Bregut ka përfunduar më datë 7 dhjetor 2020. Brenda kësaj date, 50 vjeçari  duhet të ishte dërguar në SHBA, por ai ka vijuar të mbahet në qelitë e burgut të Reçit, duke mos marrë një vendim ekstradimi nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Për shkak tejkalimit të afateve të ekstradimit dhe mbajtjen në burg pa të drejtë të Arben Bregut, gjyqtari i Shkodrës Andi Ymeri, vendosi më 17 janar 2021 të lirojë nga qelia 50 vjeçarin, duke mos i caktuar asnjë masë tjetër sigurimi.

Por kur çështja u bë mediatike, 5 ditë pasi ishte liruar, Policia e riarrestoi Arben Bregun dhe e dërgoi sërish në burg. Ndërkohë, Gjykata e Shkodrës e cila dha në 17 janar vendimin për lirimin e tij, sot pas riarrestimit e ka “dërguar në shtëpi”, duke dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blinte produkte me euro të falsifikuara, arrestohet 25-vjeçari në Fier
Plagosi gruan me thikë në një hotel në Kavajë, zbardhet dëshmia e burrit: Shokët e saj më erdhën në dhomë dhe...(E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.013277053833008
array(1) { ["section"]=> string(149) "cirku-i-shkodres-me-50-vjecarin-qe-kerkohet-nga-shba-e-mbajne-ne-burg-jashte-afateve-pasi-lirohet-policia-e-riarreston-gjykata-e-con-ne-shtepi-236708" }