Citatet në zyrën e Lames: Shteti është një gjë shumë serioze për ta lënë në dorën e shqiptarëve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:32 21-11-2015 Citatet në zyrën e Lames: Shteti është një gjë shumë serioze për ta lënë në dorën e shqiptarëve Artan Lame ne zyren e tij duke shpjeguar citatet

Në zyrën e Artan Lames, drejtorit të ALUIZNI, do të gjesh mbi tavolinën e tij të punës, disa thënie, të vendosura në mur, që në fakt, nuk është se janë një udhërrëfyes në punën e tij, por citate të njerëzve të shquar, apo pa adresë, të cilat kanë vlerë për të. 

Eshtë ndoshta i vetmi zyrtar në Shqipëri që përpara se të fillojë ditën e punës lexon shprehjen: Shteti është një gjë shumë serioze për ta lënë në dorë të shqiptarëve.

Duket si një thënie koniciane por nuk është e tillë. E ka thënë ish presidenti amerikan Truman, kur gjeneralët i propozuan luftë edhe atomike me Korenë, edhe pse Kina kishte ndërhyrë. Kjo do ta bënte SHBA të hynte në luftë me Kinën, dhe presidenti amerikan deklaron: shteti është gjë shumë serioze për ta lënë në dorë të gjeneralëve.

lame2

E meqë drejtorit të Aluiznit i pëlqen historia, shembujt e historisë, por edhe filozofinë e jetës, mund ta gjeni në murin e zyrës së tij të punës. Një mur, që tërheq vëmendjen e të gjithëve që hyjnë aty brenda: edhe atyre shqiptarëve që kërkojnë tapinë e legalizimit se “ia kanë marrë pronën dikujt tjetër”.

Citatet e vendosura:

Vali bëhesh, njeri s’bëhesh

O udhëtar, mos kalo nga fshati ku ke bërë nder

Nëse do të dënosh dikë, dënoje pa e dëgjuar. Po e dëgjove shpëtoi, se do ketë arsyet e veta

Mos debato me injorantin; do të ulë në nivelin e vet dhe aty do të të mundë me eksperiencë

Nuk ka persona të paaftë, ka vetëm persona në vendin e gabuar

E dinin dhe të tjerë që toka rrotullohej, por kishin familje

Jeta është ajo çka ndodh ndersa ne bëjmë plane

Shteti është një gjë shumë serioze për ta lënë në dorën e Shqiptarëve

L’uomo e infelice perche non sa di essere felice. Soltanto questo. Chi lo comprende sara subito felice, immediatamente, nello stesso instante…cosi disperatamente semplice e la soluzione…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031582832336426
array(1) { ["section"]=> string(100) "citatet-ne-zyren-e-lames-shteti-eshte-nje-gje-shume-serioze-per-ta-lene-ne-doren-e-shqiptareve-25943" }