‘Citimet bëj në kishë dhe xhami’, Rama kapet me ndjekësit që në mëngjes: Je shumë gabim, Fjalët e Shenjta…

Publikuar tek: aktualitet, më 07:58 11-12-2019 ‘Citimet bëj në kishë dhe xhami’, Rama kapet me ndjekësit që në mëngjes: Je shumë gabim, Fjalët e Shenjta…

Edhe këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama e ka nisur me Fjalët e Shenjta.

Ai ka publikuar në ‘Facebook’ një sure nga Kurani, ku shkruan: ‘Dora që jep ka më shumë meritë se dora që merr’.

Mirëpo, duket se jo të gjithë i presin mirë këto publikime të Ramës, pasi komentet e shumta kanë treguar të kundërtën.

Njëra prej ndjekëse nuk ka kursyer t’i thojë kryeministrit se këto citime bëhen vetëm në xhami dhe kishë.

Ndërkohë ky i fundit i ka kthyer një përgjigje të menjëhershme, duke e paralajmëruar se në faqen e tij është i lirë të hyjë e të dalë kushdo.

Ndjekësja: Respekte per ty por Kuran e Bibel leri n'pune te tyren!!Aspak levizje e duhur!!Besimi eshte individual e jo citime fb-je !!Te ndiqja me pasion neper postime por jam totalisht kundra cdokujt qe poston citime fb,citimet behen ne kishe dhe xhami!!

Rama: Je gabim shume ti dhe kushdo kujton se Fjalet e Shenjta u takojne veç atyre qe shkojne ne kisha e xhamia! Jo! Fjalet e Shenjta jane nje nga pasurite me te medha te njerezimit dhe kjo s’eshte pune “levizjeje”, po thjesht deshire e kenaqesi per te ndare grimca te kesaj pasurie mes njeri - tjetrit, ne kete faqe ku gjithkush eshte i lire te hyje e te dale, te pelqeje a mos pelqeje, te miratoje a te kundershtoje...

Screenshot_2.png

Screenshot_3.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032442092895508
array(1) { ["section"]=> string(107) "citimet-bej-ne-kishe-dhe-xhami-rama-kapet-me-ndjekesit-qe-ne-mengjes-je-shume-gabim-fjalet-e-shenjta-189045" }