Civilët tentuan ta merrnin me forcë nga makina, degjeneron fjalori i aktivistëve të Teatrit pas ndalimit të policisë: Ju q** motrat

Publikuar tek: aktualitet, më 22:52 02-12-2019 Civilët tentuan ta merrnin me forcë nga makina, degjeneron fjalori i aktivistëve të Teatrit pas ndalimit të policisë: Ju q** motrat Perplasja e aktivisteve te Teatrit me policine prane Torre Drinit

Para pak minutash përpara Torre Drinit disa aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë përplasur me efektivë të policisë të cilët kanë tentuar të arrestojnë aktivisten Adriana Kalaja.

Disa nga aktivistët kanë hyrë edhe live në Facebook për të dëshmuar momentin ku pati një tentativë nga policia për të arrestuar aktivisten e njohur.

Një pjesë nga efektivët e policisë kanë ndaluar përpara aktivistes me makina private e disa të tjerë me mjet të policisë së shtetit.

Sipas aktivistëve, efektivët e policisë kanë tentuar ta nxirrnin me forcë Adriana Kalanë nga makina. Pasi morën vesh se Kalaja po tentohej të arrestohej nga policia, mbi 20 aktivistë janë nisur me urgjencë nga sheshi i Teatrit drejt Torre Drinit ku dhe ishte ndaluar makina e aktivistes dhe gjatë përplasjes nuk kanë munguar edhe të sharat e aktivistëve drejtuar efektivëve për shkak se pretendonin që avokatja Adriana Kalaja po tentohej të merrej me forcë nga makina e saj nga policë civilë.  

Aktivistja Kalaja ka pretenduar se është tentuar arrestimi i saj pa asnjë dokument ndalimi nga ana e policisë.

Kujtojmë se arsyeja pse u tentua ndalimi i aktivistes Adriana Kalaja, është për faktin se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), kallëzoi penalisht dy përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, njëra prej tyre edhe aktivistja Adriana Kalaja për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik".

Kallëzimi erdhi si pasojë se dy aktivistët e Teatrit kanë shpërndarë në rrjete sociale dhe më pas edhe në media online një video ku shfaqeshin punonjës të SHÇBA-së që shkarkonin disa pako ndihma ushqimore për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026515960693359
array(1) { ["section"]=> string(134) "civilet-tentuan-ta-merrnin-me-force-nga-makina-degjeneron-fjalori-i-aktivisteve-te-teatrit-pas-ndalimit-te-policise-ju-q-motrat-188177" }