Çizmja në Kuvend drejt Ramës? A është penduar Monika Kryemadhi? Ja si përgjigjet kryetarja e LSI

Publikuar tek: politike, më 11:57 08-01-2018 Çizmja në Kuvend drejt Ramës? A është penduar Monika Kryemadhi? Ja si përgjigjet kryetarja e LSI

Gjatë bashkëbisedimit me gazetërt kryetarja e LSI-së Monika Kryemdhi është pyetur edhe lidhur me  goditjen me çizme ndaj Kryeministrit Rama.

Ndërsa Kryemadhi u përgjigj se nëse i jepej rasti do ta e bënte sërish dhe nuk është penduar aspak.

“Absolutisht jo, çizmen e drogës dhe të krimit do ti përgjigjem me çizmen e protestës. Nuk pendohem për këtë”, është shprehur Kryemadhi.

Më shumë nga fjala e Kryemadhit:

Absolutisht jo, çizmen e drogës dhe të krimit do ti përgjigjem me çizmen e protestës. Nuk pendohem për këtë.

Pyetje: Data e protestës, ku do fokusoheni?

Edhe ju vetë nuk e keni të qartë nuk di ku ta fillosh te pagat e ulëta, te korrupsion, etj, Diapazoni i protestës është shumë i madh. Nuk ka të bëjë me thjesht sa i përket individit, protesta ka të bëjë me mbijetesën e familjes shqiptare. Është një komb që ka jetuar me qindra dhe mijëra vjet nuk mund të vijë një piktor dhe ta shkatërrojë. Nuk kemi vendosur ende për datën se kam lexuar për datën 15, nuk kemi folur ende.

Pyetje: I druheni një përçarje të Opozitës pasi Rama gjithnjë i bën thirrje Bashës?

Unë e njoh mirë Ramën, ai nuk bën marrëveshje edhe me familjen e tij. Unë nuk besoj te marrëveshje që bëhen për shkak të marrëdhënieve personale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011940956115723
array(1) { ["section"]=> string(101) "cizmja-ne-kuvend-drejt-rames-a-eshte-penduar-monika-kryemadhi-ja-si-pergjigjet-kryetarja-e-lsi-105815" }