Clinton sulmon Trump mbi çështjen e Izraelit

Publikuar tek: bota, më 23:38 21-03-2016 Clinton sulmon Trump mbi çështjen e Izraelit

Kandidatja demokrate për në Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, deklaroi sot se SHBA-ja nuk ka nevojë për një president neutral përkundrejt Izraelit dhe as për një politikë të jashtme që fyen miqtë tanë duke kritikuar kështu kundërshtarin e saj republikan, Donald Trump.

“Po, ne kemi nevojë për qëndrueshmëri, jo për një president që thotë të hënën se është neutral, të martën pro Izraelit dhe të mërkurën nuk e dimë se çfarë sepse gjithçka është e negociueshme (…) Siguria e Izraelit nuk është e negociueshme”, deklaroi Clinton në konferencën vjetore të lobit proizraelit AIPAC.

Edhe favoriti i primareve republikane, Donald Trump do të shprehet gjithashtu në të njëjtën konferencë në fund të ditës së sotme.

Donald Trump kishte zemëruar shumë zyrtarë hebrenj kur ai kishte konfirmuar se SHBA-ja duhet të jetë një ndërmjetës neutral mes Izraelit dhe palestinezëve.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023445844650269
array(1) { ["section"]=> string(50) "clinton-sulmon-trump-mbi-ceshtjen-e-izraelit-35679" }