Legjenda e njohur e “plakeve të prillit” thotë se disa ditë në këtë muaj mbajnë vetëm shi dhe ulje tempëraturash, por këtë vit nuk ka munguar edhe bora.
Disa ditë pas motit të përkeqësuar me reshje intensive shiu dhe erë të fortë, mëngjesi i sotëm është karakterizuar edhe nga bora.
Në disa qytete të veriut si Dibra, Kukësi, Puka, Hasi, Tropoja, kanë rinisur reshjet e borës, kryesisht në zonat malore. Po ashtu edhe në Pogradec dhe Korçë atmosfera e dimrit është rikthyer këtë mëngjes, pasi reshjet e borës kanë zbardhur disa fshatra si Dardha.
Dje, pati reshje të shumta shiu dhe shkaktoi probleme të shumta, veçanërisht në Vlorë. Shumë rrugë dhe lagje u përmbytën dhe dhjetëra makina dhe katet e para të bizneseve lundruan nën ujë.
FOTOT NGA DIBRA:
FOTO NGA DARDHA, KORÇË;