‘Çmenden’ shkencëtarët: Objekti në formë cigare që kaloi pranë Tokës është anije aliene me motorë të prishur

Publikuar tek: bota, më 16:29 13-12-2017 ‘Çmenden’ shkencëtarët: Objekti në formë cigare që kaloi pranë Tokës është anije aliene me motorë të prishur

Nuk është teori konspiracioni. Janë disa nga shkencëtarët më të famshëm në botë, përfshi edhe ata të Agjencisë Aeronautike Amerikane (NASA) që besojnë se objekti që fluturoi pranë Tokës disa ditë më parë është ka gjasa të jetë një anije kozmike aliene.

Stephen Hawking po udhëheq një grup shkencëtarësh për të verifikuar këto pretendime.

Objekti i mistershëm në formë cigare i quajtur Oumuamua u raportua se është një shkëmb qiellor me origjinë jashtë sistemit tonë diellor. Objekti është 100 metra i gjatë dhe 80 metra i gjerë dhe endet nëpër hapësirë, raporton newsbomb.al.

Por Dr Jason Wright nga Universiteti Penn State sugjeron se një anije kozmike me motorë të prishur lëviz po në të njëjtën mënyrë si një kometë ndër-yjore.

473A30C100000578-5173329-image-a-32_1513126326630.jpg

Astronomë të tjerë thonë se objekti nuk lëviz si trupat e tjerë qiellorë, por po bën “akrobaci” teksa kalon përmes sistemit tonë diellor.

Shkencëtarët tashmë kanë planifikuar të përdorin lazera të teknologjisë së lartë për të mësuar më shumë rreth këtij objekti. Grupi i quajtur Breakthrough Listen do të përdorë edhe radio-teleskopin më të madh në botë dhe që ka aftësinë të dallojë sinjale elektromagnetike të cilat nuk prodhohen nga trupa qiellorë natyralë.

Vetë emri që i kanë vënë shkencëtarët këtij objekti, Oumuamua, është i çuditshëm. Oumuamua është një term havaian që do të thotë “një lajmëtar nga larg që mbërrin së pari”.

Profesori i astronomisë Avi Loeb nga Universiteti i Harvardit thotë se nëse ne dëgjojmë sinjale nga ky trup qiellor, duhet të procedojmë me kujdes të madh.

“Duhet të dëgjojmë fillimisht dhe të përpiqemi të kuptojmë mesazhin. Më pas vendosim se si do të përgjigjemi”.

Megjithatë fakti që objektit nuk i dallohen motorë, apo të tregojë shenja të forcës së shtytjes rrit skepticizmin se kemi të bëjmë me një anije kozmike aliene. /Newsbomb.al

473F465100000578-5167821-image-a-5_1513076520867_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulimi i rrallë, mumja 4 mijë vjeçare vdiq nga kanceri
Franca ndalon telefonat në shkollat fillore »
Article Logic
Execution time: 0.012330055236816
array(1) { ["section"]=> string(112) "cmenden-shkencetaret-objekti-ne-forme-cigare-qe-kaloi-prane-tokes-eshte-anije-aliene-me-motore-te-prishur-102959" }