“Çmendet” Bashkia, tenderon pyjet madje i paguan fituesit gjithë kostot e trasportit dhe karburantit

Publikuar tek: ekonomi, më 18:53 16-08-2017 “Çmendet”  Bashkia, tenderon pyjet madje i paguan fituesit gjithë kostot e trasportit dhe karburantit

Prej 11 shkurtit të 2016, ka hyrë në fuqi moratorium i pyjeve në të cilin ndalohet kategorikisht i -) ushtrimi i veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, ii -) tregtimi i produkteve të tij, iii-) ndalimi i eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe i qymyrit të drurit.

 

Por bashkia e Pogradecit e ka shkelur me dy këmbë këtë urdhër, madje duke paguar që të shfrytëzohen pyjet e saj. Bashkia ka bërë gati kontratën 6.68 milion lekë dhe ka shpallur dhe ka hapur tenderin për të gjithë të interesuarit.

Open Data Albania ka publikuar pasaportën e kontratës ku Bashkia Pogradec ka shpallur një tender për Shpenzime për Dru Zjarri. Tenderi është menduar si shpenzim për shërbime, por pas përcaktimit fillestar të llojit të kontratës si Shërbime, janë dy forma të tjera marrëdhënieje kontraktore, që duket se “favorizojnë” subjektin fitues.

Bashkia ka  vënë në dispozicion pa pagesë pyjet, karburantin, kostot e transporti, kostot e punëtorëve shfrytëzues kontrakturë, të tjerë shoqëri kontrakture në bashki të tjera e kanë fituar përmes ankandeve, duke paguar për përfitimin e lëndës drusore nga pyje publike. Pra jo vetëm nuk janë paguar por edhe kanë paguar për shfrytëzim pylli.


Nga ana tjetër po këtë lëndë drusore të përfituar nga pala kontraktore bashkia përmes të njëjtit prokurim kërkon ta riblejë për shkollat dhe institucionet arsimore. Fondi në dispozicion është 6 682 639 lekë pa TVSH.

Pranimi i ofertave mbyllet në datën 31 gusht. Tenderi përjashton nga gara për furnizime (blerje) kompanitë tregtare (import apo prodhim vendas) duke favorizuar shoqëritë shfrytëzuese të pyjeve në kontrata shërbimi që kamuflojnë si shërbime.

Një defekt tjetër i tenderimit është fakti që kontrata ka afat 3 mujor ndërsa afati i shfrytëzimit paracaktohet 6 muaj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.082358837127686
array(1) { ["section"]=> string(103) "cmendet-bashkia-tenderon-pyjet-madje-i-paguan-fituesit-gjithe-kostot-e-trasportit-dhe-karburantit-89285" }