Facebook është duke kaluar probleme serioze këto momente.
Faqaj Down Detector raporton se miliona njerëz në mbarë botën po hasin probleme nga më të ndryshmet.
Shumë përdorues janë nxjerrë jashtë llogarisë së tyre në pamundësi për t’u loguar sërish, shkruan Newsbomb.al. Përdorues të tjerë kanë raportuar për njoftime të çuditshme, si përshembull “Të gjitha mesazhet tuaja janë fshirë”. Ndërsa të tjerë janë përballur me faqen e sigurisë që iu kërkon të paraqesin një dokument identifikimi.
Është e paqartë nëse Facebook po përballet me probleme teknike, sulm hakerash apo është pjesë e strategjisë së rrjetit pas manifestit të Mark Zuckerberg. Kjo nuk është hera e parë që raportohet se Facebook do lejojë vetëm ato llogari të verifikuara me dokumente si karta identiteti.