Një 72-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka dhunuar fikisht bashkëshorten e tij.
Sipas policisë, Lavdosh Ç. 72 vjeç, banues në Orikum ka dhunuar fizikisht të shoqen A.Ç 58 vjece, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe në trup.
Për pasojë, gruaja e dhunuar është shtruar në spital dhe po merr mjekim, ndërsa 72-vjeçari u vu në pranga me akuzën e “Dhunë në familje”.