Çmendet lushnjari, rreh keq vëllain, policia e kontrollon dhe i gjen hashash

Publikuar tek: aktualitet, më 10:27 20-01-2018 Çmendet lushnjari, rreh keq vëllain, policia e kontrollon dhe i gjen hashash

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait, arrestohet në flagrancë autori.

Sakaq, gjatë kontrollit të banesës nga policia i gjendet lëndë narkotike, 413 gram Cannabis Sativa e sekuestruar nën cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin: -Besmir Lika, 32 vjeç, banues në Lushnje.

Në lagjen “18 Tetori” Lushnje, shtetasi Besmir Lika për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, shtetasit T.L.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në banesë iu gjetën dy qese me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa me peshë rreth 413 gram të cilat u sekuestruan në cilësinë  e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Dhunë në familje".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lëvizja e papritur e Arta Markut, heq nga detyra 6 drejtuesit e komanduar, zbulohet ç’do ndodhë me ta
Gazetari i Top Channel publikon fotot dhe i bën thirrje Gjiknurit të ndërhyjë: Greminë e vërtetë, e vetmja zonë në jug »
Article Logic
Execution time: 0.011044025421143
array(1) { ["section"]=> string(81) "cmendet-lushnjari-rreh-keq-vellain-policia-e-kontrollon-dhe-i-gjen-hashash-107256" }