‘Çmendet’ moti në Europë, mes stuhive dhe të nxehtit të tmerrshëm

Publikuar tek: bota, më 09:19 31-05-2017 ‘Çmendet’ moti në Europë, mes stuhive dhe të nxehtit të tmerrshëm

Europa është përfshirë nga temperatura të larta dhe stuhi me përmbytje jo të zakonta në këtë fund të muajit maj.

Në Paris banorët mezi po gjejnë vende për t’u freskuar në temperatura korriku që arrijnë 35 gradë celcius. Temperaturat arritën në 35 gradë celcius, kur mesatarja e kësaj periudhe është 10 gradë më poshtë.

 “Abcneës” raporton se stuhi të pazakonta goditën Moskën orëve të fundit, duke u marrë jetën 12 personave e duke lënduar 125 të tjerë.

Po ashtu në spital për të marrë ndihmë u paraqitën edhe 17 fëmijë. Erërat që arritën një shpejtësi prej 80 km/orë përmbysën makina e thyen pemë. Nëpër aeroporte u anuluan fluturimet. Autoritetet thanë se stuhia e pazakontë shkaktoi në një ditë të njëjtin numër viktimash që kanë shkaktuar të gjitha stuhitë e 20 vjetëve të fundit në Moskë.
Stuhi e përmbytje pati edhe në shumë qytete të Gjermanisë, ku jo më larg se të hënën temperaturat arritën në 34 gradë.

Edhe në Zvicër temperaturat e larta kanë shënuar rekord gjatë fundjavës, të pazakonta për këtë muaj. Gjatë javës pritet temperaturat të bien dhe të ketë stuhi me vetëtima.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « BE arrin marrëveshjen 120 mln euro, internet falas në gjitha sheshet, parqet dhe vendet publike
Barna e zbuluar 100 vite më parë jep efekte pozitive ndaj simptomave të autizmit »
Article Logic
Execution time: 0.011409044265747
array(1) { ["section"]=> string(68) "cmendet-moti-ne-europe-mes-stuhive-dhe-te-nxehtit-te-tmerrshem-80632" }