Çmendet moti, në SHBA përmbytje, në Indi vapa u merr jetën dhe 300 personave

Publikuar tek: bota, më 17:40 26-05-2015 Çmendet moti, në SHBA përmbytje, në Indi vapa u merr jetën dhe 300 personave

Rreshjet e shiut në Teksas dhe Oklahoma kanë shkaktuar përmbytje të shumta. Meteorologët kanë thënë se vetëm gjatë javës së fundit në jug të Amerikës janë regjistruar një numër rekord tornadosh. Ndërkohë në Indi vapa e madhe vazhdon të marrë jetë njerëzish.

Vetëm në 24 orët e fundit, sipas agjensisë së lajmeve “ANI”, 301 persona kanë humbur jetën në qytetin Andhra Pradesh si pasojë e infarktit në zemër të shkaktuar nga temperaturat e latra, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura në 852.

Në SHBA, shteti i Teksasit është më i prekur nga luhatjet meteorologjike. Përveç dëmeve të mëdha materiale, mediat raportojnë për 4 të vdekur dhe 12 persona të humbur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030246019363403
array(1) { ["section"]=> string(80) "cmendet-moti-ne-shba-permbytje-ne-indi-vapa-u-merr-jeten-dhe-300-personave-12018" }