‘Çmendet’ Presidenti, urdhër ushtrisë: Qëlloni për vdekje ata që shkelin karantinën

Publikuar tek: bota, më 11:18 02-04-2020 ‘Çmendet’ Presidenti, urdhër ushtrisë: Qëlloni për vdekje ata që shkelin karantinën Rodrigo Duarte

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duarte ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për shtyp në Manila, kryeqytetin e vendit. Duarte, që njihet si njeri që merr masa ekstreme, ka urdhëruar ushtrinë për të qëlluar mbi personat që shkelin vetëizolimin.

Duarte theksoi se sistemi i brishtë shëndetësor në Filipine nuk mund t’i përballonte rastet në masë prej Covid-19, duke I bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë vetëizolimin, në të kundërt do të qëlloheshin nga ushtria. Urdhrin, presidenti Filipinas e ka dhënë drejtpërdrejt në konferencën për shtyp. Deri në këto momente, në Filipine ka 2.311 raste të konfirmuara me Covid-19, teksa 96 persona kanë humbur jetën nga virusi.

“Situata në vend po përkeqësohet, ndaj edhe njëherë po iu them që ta merrni me seriozitet gjendjen dhe të më dëgjoni. Urdhrat e mi për policinë dhe ushtrinë janë të qarta, nëse shihni një person që iu rrezikon jetën dhe shkel vetëizolimin, qëllojeni dhe lëreni të vdekur. A u kuptua kjo? Të vdekur. Në vend që të shkaktoni telashe, unë do t’ju varros”, tha mes të tjerash Duarte.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0056221485137939
array(1) { ["section"]=> string(86) "cmendet-presidenti-urdher-ushtrise-qelloni-per-vdekje-ata-qe-shkelin-karantinen-201025" }