“Çmendet” qeveria: 3 vjet burg për evazorët. 7 vite burg për tatimorët

Publikuar tek: aktualitet, më 06:24 11-09-2015 “Çmendet” qeveria: 3 vjet burg për evazorët. 7 vite burg për tatimorët

Qeveria ashpërson dënimet për evazorët të cilët nuk deklarojnë punonjësit apo dhe vetë punonjësit e tatimeve që shkelin ligjet. Sipas një amendamenti të propozuar në Kuvend  ato biznese që nuk deklarojnë punonjësit dhe ato të cilat nuk figurojnë të regjistruara do të dënohen deri në 3 vitet burg.

Por këto ndryshime janë edhe më të përforcuara në nenin 180 që përmban fshehjen e detyrimeve tatimore dhe parashikon dënime të ashpra. Nëse fsheh taksat, kjo cilësohet si një vepër penale edhe në momentin që flasim.

Por në bazë të Kodit aktual një biznes apo taksapagues mund të dënohet edhe me gjobë apo heqje liri deri në 2 vite, në rast se kryen këtë vepër penale.

Në një kohë që në draftin e ri nuk ekziston më gjoba por kjo vepër dënohet direkt me burg.

Ndër të tjera, si vepër penale janë shtuar edhe 4 shkelje të tjera  tatimore:

1-Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm

2-Mosregjistrimi në organet tatimore

3-Mosdeklarimi i të punësuarve

4-Moslëshimi i kuponit tatimor

Të gjitha këto dënohen me 3 vite burg por masat janë edhe më të ashpra për punonjësit e tatimeve.

“Punonjësit e organeve fiskale të cilët nuk kryejnë detyrën, që lidhet me vjeljen brenda afatit të caktual ligjor të taksave dhe tatimeve do të dënohen deri në 7 vite burg pavarësisht shumës së dënimit”, thuhet në draftin e ri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari Çipa denoncim juridik për shtëpinë e Frashërllinjve, fton kolegët për ringritjen e muzeut
Shpërthen Maks Velo kundër kolegëve, përmend edhe emra: Artistë kriminelë »
Article Logic
Execution time: 0.013478994369507
array(1) { ["section"]=> string(72) "cmendet-qeveria-3-vjet-burg-per-evazoret-7-vite-burg-per-tatimoret-20511" }