Çmenduri, dy kokteile që në Tiranë kushtojnë më shtrenjtë se në Ibiza

Publikuar tek: aktualitet, më 19:28 13-07-2015 Çmenduri, dy kokteile që në Tiranë kushtojnë më shtrenjtë se në Ibiza

Foto: \"Lolita\"

Shqipëria renditet si vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon dhe në Europë. E thënë ndryshe, Shqipëria është vendi më i varfër në Europë.

Mirëqënia ka pësuar pak ose aspak rritje në vitet e fundit, por në kundërshti me të shkojnë çmimet aq shumë të diskutuara, sidomos gjatë sezonit veror. Një denoncim i tillë vjen në rrjetet sociale me anë të një fature ku tregohen çmimet e dy kokteileve e që janë absurde për shumicën e qytetarëve.

Caipiroska kushton 15 mijë lekë të vjetra e po aq kushton edhe Grey Goose, pra vetëm për dy kokteile duhet të paguash 30 mijë lekë të vjetra, në një klub nate ku supozohet të porositësh më shumë se një gotë.

Gati ¼ e rrogës mesatare e një qytetari, e nëse vendos të pijë, mund të harxhojë të gjithë rrogën pa arritur të dehet.

Më absurde bëhet situata kur këto çmime krahasohen me vendet turistike më të famshme në botë, aty ku turistët janë të ndërgjegjshëm për çmimet stratosferike, por edhe kënaqësia që përjetojnë, bukuritë dhe shërbimi special janë brenda faturës.

Kështu, të njëjat kokteile në Mikono të Greqisë kushtojnë 10 euro, pra 200 lekë më lirë. Në Ibiza të Spanjës kushtojnë 6 deri në 8 euro ndërsa në Las Vegas 10 deri në 12 dollarë. Pa përfshirë këtu smogun, stresin e parkimit, apo sigurinë personale.

Pa harruar edhe faktin që nuk shërbehet një kupon tatimor, pra paratë e shpenzuara shkojnë shumë larg skemës së taksave për t'u kthyer më pas në shërbime për qytetarët.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Programi i përgjimit, SHISH: Kontaktet janë rutinë, pajisjet vetëm me aprovimin e Kryeprokurorit
Besimtarët myslimanë festojnë natën e Kadrit, Bruçaj: Më e vlefshme se 1 mijë muaj »
Article Logic
Execution time: 0.012338161468506
array(1) { ["section"]=> string(74) "cmenduri-dy-kokteile-qe-ne-tirane-kushtojne-me-shtrenjte-se-ne-ibiza-16091" }