ÇMENDURI!! Shikoni sa shkojnë qeratë në TIRANË, si po përfitojnë pronarët nga dhjetëra familje mbetur pa strehë pas tërmetit

Publikuar tek: ekonomi, më 10:12 10-12-2019 ÇMENDURI!! Shikoni sa shkojnë qeratë në TIRANË, si po përfitojnë pronarët nga dhjetëra familje mbetur pa strehë pas tërmetit

‘Lista e turpit’. Kështu e cilëson këtë listë çmimesh të apartamenteve me qera që lëshohen në Tiranë, gazetari Elkier Bushkolaj.

Sipas tij, shumë pronarë po përfitojnë nga fakti që me dhjetëra qytetarë në Durrës, Kurbin, Thumanë e Tiranë kanë mbetur të pastrehë dhe po kërkojnë një apartament me qira siç ndodh në çdo vend të botës pas një fatkeqësie të këtyre përmasave.

Mirëpo, një apartament me qira në zonat periferike të Shkozës, Alliasit, Kombinatit e Paskuqanit në Kryeqytet shkon deri në 230 euro sipas agjensive imobilare.

Ndërkohë në zonën e Astrit, një ndër më të preferuarat nga të rinjtë dhe shtresa e mesme, një apartament me qira shkon nga 250 deri në 350 euro në muaj.

Më afër qendrës, për të marrë një apartament me qira duhet të përballesh me një faturë deri në 550 euro në muaj në një kohë kur paga minimale në Shqipëri është vetëm 26 mijë lekë.

Një disproporcion i theksuar mes të ardhurave dhe shpenzimeve që është edhe një nga treguesit e largimit të të rinjve nga vendi.

Mirëpo, në kushtet kur pronarët nuk përmbahen me çmimet stratosfetrike të qerasë, shteti do duhej të vepronte si rregullator.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075650215148926
array(1) { ["section"]=> string(142) "cmenduri-shikoni-sa-shkojne-qerate-ne-tirane-si-po-perfitojne-pronaret-nga-fakti-qe-dhjetera-familje-kane-mbetur-pa-strehe-pas-termetit-188945" }