ÇMENDURI/ Shteti Europian merr masa drastike, detyron mjekët të shërbejnë edhe nëse kanë Covid-19

Publikuar tek: bota, më 18:19 26-10-2020 ÇMENDURI/ Shteti Europian merr masa drastike, detyron mjekët të shërbejnë edhe nëse kanë Covid-19 Mjek belg

Një histori e pazakontë na vjen nga Belgjika, aty ku mjekët e qytetit të Liege u është kërkuar që të vazhdojnë punën edhe nëse kanë shfaqur shenja të koronavirusit. 

E gjitha kjo vjen për shkak se shteti belg ka pranuar raste në rritje gjatë ditëve të fundit dhe impenjimi i mjekëve të sëmurë do të ulte ritmin e vdekjeve.

Rreth një e katërta e stafit mjekësor në Belgjikë thuhet se janë të sëmurë me Covid-19. Deri në 10 spitale kanë kërkuar që personeli që ka rezultuar pozitiv por nuk ka simptoma të vazhdojë të punojë.

Kreu i Shoqatës Belge të Sindikatave Mjekësore tha për mediat vendase se ata nuk kishin zgjidhje tjetër nëse do të parandalonin shembjen e sistemit spitalor brenda ditësh.

Sa i përket pacientë jo me Covid-19, në spitalet belge po trajtohen vetëm ato që e kanë urgjente, teksa pjesa tjetër po merr trajtimin në shtëpi. Europa po përjeton këtë përiudhë një valë të dytë të Koronavirusit.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bie numri i infektimeve në Itali, por rritet shifra e viktimave në 24 orët e fundit
Greqia konfirmon 715 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid-19, 95 pacientë të intubuar (SHIFRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011265993118286
array(1) { ["section"]=> string(102) "cmenduri-shteti-europian-merr-masa-drastike-detyron-mjeket-te-sherbejne-edhe-nese-kane-covid-19-225248" }