'Çmenduria' e pemës së Krishtlindjes: Nga lartësia 750 metër në Itali deri tek dekori 11 milion dollarësh me diamant, rubin, smerald e bizhu ari në Dubai

Publikuar tek: bota, më 13:50 23-12-2019 'Çmenduria' e pemës së Krishtlindjes: Nga lartësia 750 metër në Itali deri tek dekori 11 milion dollarësh me diamant, rubin, smerald e bizhu ari në Dubai Pema në New York

Festat nuk kanë kuptim pa pemën e Krishtlindjes. Dhjetori është periudha më e bukur e vitit dhe çdo vend i botës kujdeset të ketë një pemë dinjitoze për të pritur ndërrimin e viteve nën një atmosferë magjike.

Më poshtë renditen disa nga pemët që janë cilësuar si: pema më e madhe, më e lartë, më e shtrenjtë, më e famshme dhe më solidare në botë.

1.Pema më e madhe është në Gubbio të Italisë

E pabesueshme të thuhet, por Italia krenohet me guinnessin e pemës më të madhe të Krishtlindjes në botë. Kjo është ajo që bëhet në malin Ingino në Gubbio (Perugia), ku çdo vit, pema me 950 llamba ndizet.

Pema në kodër shtrihet në lartësinë 750 metra. Vetëm ylli në krye mbulon një sipërfaqe prej një mijë metrash katrorë.

E konceptuar në vitin 1980 nga Enzo Grilli dhe Pietrangelo Farneti, ajo u krijua për herë të parë në vitin 1981. Komiteti i Vullnetarëve që kryen punën është aktualisht i përbërë nga 48 anëtarë, me një këshill prej shtatë anëtarësh që koordinon të gjitha aktivitetet e tij.

Nisma gjithashtu mendon për mjedisin, pasi instalimi mundësohet nga dritat me konsum të ulët që përdorin vetëm 35 Kw.

itali.jpg

2.Më e larta në Lisbona

Pema e dytë më e lartë në botë, sipas sondazheve kryesore ndërkombëtare, "shtrirë" në një kodër, është ajo e Lisbonës, në Praça do Comércio. Pema arrin një lartësi prej 75 metrash. Pema peshon 280 ton dhe duhen dy muaj për ta mbledhur atë. Për të, është dashur angazhimi i rreth 300 punëtorëve.

lisbona.jpeg

3.Më e shtrenjta në Abu Dhabi

Pema më e shtrenjtë është ajo e Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Për ta bërë atë, u shpenzuan një shumë mahnitëse: 11 milion dollarë. Është rreth 13 metra i lartë dhe nga degët e tij, në vend të topave tradicionale të Krishtëlindjes, varen bizhuteritë e të gjitha llojeve: rrathë ari, gjerdan, të paktën 200 gurë të çmuar, përfshirë diamante, safirë, rubin, smerald. Pema është e vendosur në Emirates Palace Hotel, një hotel shumë luksoz.

abu dhabi-kmOF-U31601834145934PF-593x443@Corriere-Web-Sezioni.jpeg

4.Më e famshmja në New York

Vështirë të thuhet se cili është më i famshmi, por është e sigurtë që në imagjinatën kolektive është gjithmonë pema e Krishtlindjes në Qendrën Rockefeller në New York, një qytet që gjatë periudhës së Krishtlindjes shndërrohet dhe bëhet magjik.

Ceremonia e inagurimit të pemës së Krishtlindjes është një ngjarje e vërtetë e ndjekur në televizion nga shumë amerikanë. Pema e Nju Jorkut është gjithmonë një bredh midis 20 dhe 30 metra i lartë. Është zbukuruar me rreth 50 mijë drita. Por nga vjen kjo pemë? Gjatë gjithë vitit, në pyjet përreth Nju Jorkut nisin kërkimet për bredhin e përsosur. Nëse pema është në pronësi private, pronarët binden të dhurojnë pemë. Pas kësaj, pasi të jetë zgjedhur dhe marrë autorizimi, në fillim të nëntorit bredhi është prerë dhe sjellë në New York me një kamion të zbukuruar me harqe të kuqe. Një traditë e lashtë, ajo e pemës së Krishtlindjes në Big Apple, e cila daton që nga viti 1931 kur, gjatë periudhës së Depresionit të Madh, disa punëtorë të punësuar në ndërtimin e Qendrës Rockefeller dhuruan së bashku pagën e tyre të parë për të dekoruar një bredh gjashtë metra të lartë

NY-kmOF-U3160183414593YKH-593x443@Corriere-Web-Sezioni.jpg

5.Më solidarja në Ferrara

Në Ferrara, në shtëpinë private të vëllezërve Felisati, u krijua një pemë unike e Krishtlindjes me këpucë të kuqe për të rritur ndërgjegjësimin për dhunën ndaj grave. "Qëllimi ynë - thanë vëllezërit Felisati për Nuova Ferrara - do të përmbushet qoftë edhe nëse një fëmijë kërkon shpjegime".

4311.0.801826659-kmOF-U3160183414593JuH-593x443@Corriere-Web-Sezioni.jpg

 

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013622999191284
array(1) { ["section"]=> string(155) "cmenduria-e-pemes-se-krishtlindjes-nga-lartesia-750-meter-ne-itali-deri-tek-dekori-11-milion-dollaresh-me-diamant-rubin-smerald-e-bizhu-ari-ne-dubai-190158" }