Ndjenja e tifozërisë në Shqipëri, sidomos në vitet e fundit është rritur së tepërmi, sigurisht duke ndjekur të tjera mënyra përkrahjeje të skuadrave, krahasuar me vitet e shkuara.
Vogëlushja me emrin Ameli, nuk kërkon lodra por një shtëpi të fortë dhe të paprekshme nga tërmeti, ku mos mungojë as tavolina e saj e studimit, që ajo ditë e zezë e shkatërroi në rrënoja.
Ajo kërkon që vullneti i saj për të mësuar të mos mbetet nën rrënoja, por viti i ri të jetë plot me dhurata dhe mbarësi.
LETRA E AMELISË
'I dashur babagjysh!
Unë quhem Ameli, jam 8 vjeçe dhe jetoj në qytetin e 'Durrësit'. Unë shpresoj që ky vit i ri të jëetë sa më i mbarë, që shtëpia të ndërtohet më e fortë dhe të mos prishet më nga tërmeti.
Unë do të dëshiroja që ti të më sillje tavolinën e studimit që më mbeti aty dhe po pate mundësi personazhet e Frozën, për motrën rime Aurën.
Mirëutakofshin babagjysh dhe ardhsh përplot me dhurata', shkruan Amelia.
Letrën ajo e ka dërguar në kutinë e letrave, në postën e Babagjyshit Sekret, një iniciativë e organizuar prej disa vitesh rashmë, në festat e fundvitit dedikuar buzëqeshjeve dhe dëshirave të fëmijëve.