Çmimet Kombëtare të Letërsisë/ Veprat e Ismail Kadares, Mimoza Hafizit e Havzi Nelës vlerësohen me çmim, ja cilët janë autorët e tjerë (VEPRAT-ÇMIMET)

Publikuar tek: kulture-art, më 20:19 22-01-2020 Çmimet Kombëtare të Letërsisë/ Veprat e Ismail Kadares, Mimoza Hafizit e Havzi Nelës vlerësohen me çmim, ja cilët janë autorët e tjerë (VEPRAT-ÇMIMET) Kopertina e librit te Mimoza Hafizit - Pike trendafil

Është zhvilluar pasditen e sotme ceremonia e dhënies së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, në gjashtë kategori të ndryshme, për vitin 2018.

Pas një pune disa mujore, juria ka shpallur fituesit e çmimeve për romanin më të mirë, përmbledhjen me tregime, vëllimin poetik, veprën më të mirë eseistike, krijimtarinë letrare për fëmijë e të rinj dhe përkthimin nga gjuha e huaj.

Në kategorinë për letërsinë për fëmijë dhe të rinj çmimin e parë e ka marrë Mimoza Hafizi, me “Pika trëndafil”, ndërkohë, çmimin për kategorinë e tregimeve e ka fituar shkrimtari Roland Gjoza, me librin “Për vajzat nga Parisi”. Në kategorinë e përkthimeve, vendin e parë e ka marrë Luan Topçiu me librin “Shtëpia me brisqe rroje” të autores Linda Maria Baros.

Edhe vepra e shkrimtarit të madh Ismail Kadare “Kur sunduesit grinden”, është vlerësuar me çmimin e parë në ceremoninë e sotme, si vepra më e mirë në kategorinë e eseistikës.

Gjithashtu, çmimin për romanin më të mirë të vitit 2018 e ka marrë gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi (Tom Kuka), me romanin “Gurët e vetmisë”. Ndërsa, çmimin për vëllimin më të mirë poetik të vitit 2018 e ka marrë “Vepra poetike e plotë” e Havzi Nelës.

Më poshtë, kandidaturat e plota për Çmimet Kombëtare të Letërsisë:

82801390_2530267260550204_7916664138678403072_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aktori i madh Ndriçim Xhepa feston ditëlindjen, mbush 63 vjeç
»
Article Logic
Execution time: 0.0085430145263672
array(1) { ["section"]=> string(152) "cmimet-kombetare-te-letersise-veprat-e-ismail-kadares-mimoza-hafizit-e-havzi-neles-vleresohen-me-cmim-ja-cilet-jane-autoret-e-tjere-veprat-cmimet-192854" }