Çmimet “KULT” 2020, gazetari Enkel Demi me pseudonimin Tom Kuka fiton çmimin libri artistik i vitit

Publikuar tek: kulture-art, më 14:52 18-01-2021 Çmimet “KULT” 2020, gazetari Enkel Demi me pseudonimin Tom Kuka fiton çmimin libri artistik i vitit

Edhe pse në vështirësi për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, pas shpalljes së nominimeve, Akademia KULT arrin të kurorëzojë, ashtu si prej pesëmbëdhjetë vitesh rresht, edhe fituesit e edicionit të 16 të Çmimeve “KULT”, të vetmet çmime kombëtare vjetore që përfshijnë gjithë spektrin e artit dhe kulturës shqiptare.

Juria e Nderit e Akademisë KULT, e përbërë nga 184 anëtarë, përmes një platforme online të krijuar enkas për Çmimet “KULT 2020”, ka bërë përzgjedhjen e saj mes qindra e qindra botimeve, shfaqjeve, ekspozitave, koncerteve e festivaleve të sjella përgjatë gjithë vitit 2019 duke nominuar fillimisht 6 artistët më të vlerësuar në secilën prej 11 kategorive të çmimeve: Artisti Pamor i Vitit, Libri Artistik i Vitit, Libri Studimor i Vitit, Përkthimi i Vitit, Regjisori i Vitit, Aktorja e Vitit, Aktori i Vitit, Balerini i Vitit, Instrumentisti i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit dhe Kënga e Vitit.

Edhe pse Mbrëmja Gala me tapetin e kuq e të ftuarit specialë munguan, këto Çmime padyshim do të vendosin një gur tjetër kilometrik vlerash në historinë moderne të artit dhe kulturës shqiptare.

Motoja e Akademisë KULT “Honos Alit Artes” rikthehet çdo vit për të promovuar, në sytë e publikut mbarëshqiptar, krijimet dhe interpretimet më të arrira si edhe për të shërbyer si një stimul gjithnjë e më i fuqishëm për të gjithë komunitetin aktiv të artistëve dhe krijuesve.

“E Bukura do ta shpëtojë Botën!”, ka shkruar Dostojevski. Dhe ja kush janë fituesit e Çmimeve “KULT” 2020:

MARSELA ÇIBUKAJ – “THËRRIME DASHURIE”

IVANA HOXHA – AZUCENA tek opera “TROVATORE”

BALERINI/A I/E VITIT                                                                

LORI BALA dhe ROVENA SHQEVI – BALETI “ANNUNCIATION” NGA ANGJELIN PRELJOCAJ

INSTRUMENTISTI I VITIT                                                          

KLAJDI SAHATÇI – VIOLINË, MENDELSON & BRAMS, KONCERT ME ORKESTRËN SIMFONIKE TË RTSH

EMA ANDREA – LJUBOV ANDREJEVNA tek “KOPSHTI I QERSHIVE”

AKTORI I VITIT                                                                        

INDRIT ÇOBANI – BELIZE’ tek “ENGJËJT E AMERIKËS”

REGJIA E VITIT                                                                         

ARBEN KUMBARO – “ENGJËJT E AMERIKËS”

LIBRI ARTISTIK I VITIT                                                              

hopacity

LIBRI STUDIMOR I VITIT                                                         

ARTAN FUGA – “SHOQËRIA PIRAMIDALE”

MIRA MEKSI – “100 VJET VETMI” të MIGUEL GARCIA MARKEZ

ARTISTI PAMOR I VITIT                                                      

GAZMEND LEKA – PIKTURË, EKSPOZITA “DHOMA E HAPAVE TË HUMBUR”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndryshimet në Kodin Penal për krimet zgjedhore, SPAK cakton 5 prokurorët përgjegjës (EMRAT)
»
Article Logic
Execution time: 0.012040853500366
array(1) { ["section"]=> string(103) "cmimet-kult-2020-gazetari-enkel-demi-me-pseudonimin-tom-kuka-fiton-cmimin-libri-artistik-i-vitit-235450" }