Çmimet OSCAR, 10 pyetjet që bëni më shpesh, ja përgjigjet

Publikuar tek: kulture-art, më 12:57 26-01-2020 Çmimet OSCAR, 10 pyetjet që bëni më shpesh, ja përgjigjet Statujat e çmimeve OSCAR

Në datën 9 shkurt do të zhvillohet ndarja e çmimeve OSCAR, në edicionin e tij të 92.

Të gjithë ndjekësit e këtyre çmimeve kanë sumë pyetje pa përgjigje, por ja cilat janë më të shpeshtat:

1- Në cilin vit u ndanë për herë të parë çmimet OSCAR?

Për herë të parë çmimet OSCAR u ndanë në 16 Maj 1929 në hotelin 'Hollywood Roosevelt' në Los Angeles, dhe nderuan me çmime filmat e viteve 1927 dhe 192. Bileta për të marrë pjesë në ceremoni kushtonte 5 dollarë.

2- Kush voton për çmimet OSCAR?
Në shumicën e kategorive votuesit janë të të njëjtit profil, pra aktorët votojnë për aktorët, regjizorët për regjizorët. Të gjithë këta kanë të drejtë të votojnë për çmimin 'Fotografia më e mirë'

3- A mund të përfundojë në barazim votimi?
Në fillim rregullat ishin se çdo fitues duhet të fitonte me mbi 3 vota më shumë, por pas ndryshimit të rregullave në 1950, duhet të kishte më shumë se një nominim për të marrë një OSCAR.
Ka patur 6 raste të barazimeve, i fundit në 2012 në kategorinë 'Muzika më e mirë', të filmave SKYFALL dhe ZERO DARK THIRTY

4- Cili e dizenjoi statujën e çmimit?
Drejtori i Metro-Goldëyn-Mayer (MGM) Cedric Gibbons e krijoi statujën. Ajo tregon një kalorës që mban një shpatë. Statuja ka në përbërje edhe flori 24 karat.

5-Cilët janë aktorët më të nominuar për çmimet OSCAR?
Meryl Streep
është aktorja e nominuar për më shumë çmime OSCAR, me 21 të tilla, nga të cilat 3 i ka fituar.

6- Cili ka fituar më shumë çmime OSCAR?
Walt Disney
mban rekordin për fitimin e më shumë çmimeve, me 26 të tilla. Ai është nominuar 59 herë.

7- Cili ka fituar më shumë OSCAR për aktrim
Katharine Hepburn
mban titullin për më shumë çmime OSCAR të fituara si aktore me 4 të tilla, gjatë 12 nominimeve.

8- Sa femra janë nominuar për çmimin 'BEST DIRECTOR'?
Vetëm 5 femra janë nominuar për këtë çmim, nga të cilat vetëm një e ka fituar. Kathryn Bigelow është femra e vetme që e ka fituar këtë çmim.

9-Sa seriale e kanë fituar çmimin OSCAR?
Vetëm 1, The Godfather në vitin 1975 është seriali i vetëm që ka fituar një çmim OSCAR.

10-Sa i gjatë është tapeti i kuq?
Gjatësia e tapetit është rreth 152 metër, ndërsa kapaciteti i karrigeve për fansat është 700.
  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027259111404419
array(1) { ["section"]=> string(62) "cmimet-oscar-10-pyetjet-qe-beni-me-shpesh-ja-pergjigjet-193189" }