ÇMIMET OSCAR/ 'Aktori më i mirë jo protagonist', fiton ish-mashkulli më i bukur në botë

Publikuar tek: kulture-art, më 02:20 10-02-2020 ÇMIMET OSCAR/ 'Aktori më i mirë jo protagonist', fiton ish-mashkulli më i bukur në botë Brad Pitt ne filmin \"once upon a time in holliwood\"

Brad Pitt është fituesi i çmimit Oscar për kategorinë "Aktori më i mirë jo protagonist".

Roli i tij në filmin “Once Upon a Time in Hollywood”, i dha mundësinë atij të fitonte OSCARI-n e tij të dytë.

Ky ishte çmimi i tij i parë si aktor, pas çmimit të marrë si producent pak vite më parë.

Regjisori Quentin Tarantino ka qenë një nga pikat kyçe të këtij filmi.

Pitt në fjalën e tij falenderoi regjizorin dhe ia dedikoi këtë çmim fëmijëve të tij.

"Ata më thanë se kam vetëm 45 sekonda këtu, që është 45 sekonda më shumë sesa Senati i dha John Bolton këtë javë. Unë po mendoj se Quentin mund të bëjë një film në lidhje me të. Në fund, të rriturit bëjnë gjënë e duhur", tha Pitt.

Të nominuar për këtë çmim ishin edhe këto filma:

Tom Hanks, “A Beautiful Day in the Neighborhood”

Anthony Hopkins, “The Tëo Popes”

Al Pacino, “The Irishman”

Joe Pesci, “The Irishman”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fillon ceremonia e çmimeve OSCAR, mbërrijnë edhe yjet e mëdhenj (FOTO)
'Filmi më i mirë i animuar', fitojnë 'Toy Story 4' dhe 'Hair Love' »
Article Logic
Execution time: 0.012556076049805
array(1) { ["section"]=> string(90) "cmimet-oscar-aktori-me-i-mire-jo-protagonist-fiton-ish-mashkulli-me-i-bukur-ne-bote-194626" }