Çmimi i Naftës/ PD kërcënon bllokimin e rrugëve kombëtare

Publikuar tek: slide-lajm-kryesor, më 12:54 22-01-2015 Çmimi i Naftës/ PD kërcënon bllokimin e rrugëve kombëtare

Partia Demokratike do të bllokojë rrugët kombëtare më 26 Janar. Burime të brendshme nga Partia Demokratike thonë për Newsbomb.al se më 26 Janar në orën 11, do të bllokohen të gjitha rrugët e vendit për 5 minuta, në shenjë proteste për rritjen e çmimit të naftës.

 

Ideimi i kësaj proteste po bëhet brenda selisë së PD-së, ndërkohë që me organizimin po merren drejtuesit e degëve të saj në rrethe së bashku me anëtarët demokratë.

Nuk dihet ende nëse demokratët do të arrijnë të marrin leje tek autoritetet përkatëse për këtë protestë.

Çmimi i naftës në Shqipëri ka ndeshur në debate të mëdha ditët e fundit. Aktualisht një litër nafte në vend kushton 165 lek për litër, duke shënuar çmimin më të lartë në rajon.

Për këtë çmim të lartë, kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj është shprehur se nuk është si rezultat i monopoleve të kompanive apo fiksimit të çmimit por për shkak të taksave të larta të vendosura për Shqipërinë.

Pas qëndrimit të Shoqatës së Hidrokarbureve mbi çmimin e naftës në vendin tonë, ku u justifikua se e mbante në këtë nivel për shkak të taksave të qeverisë, ka reaguar dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.

Deputeti i PS, përfaqësues i maxhorancës akuzoi shoqatën se po mbron tregun e kapur nga individë dhe kompani të veçanta.

“Shoqata e Hidrokarbureve ne mbrojtje te Tregut të Kapur të Karburanteve! Dhe nuk ka si të jetë ndryshe! Asnjë fjalë në deklaratën e saj për përqendrimin e tregut, mungesën e konkurrencës në të dy ekstremet e tij, veçanërisht në shitjen me pakicë. Për pasojë asnjë fjalë për çmimet e padrejta që po ju faturohen konsumatorëve!” shkruan Braçe në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

“Por pa problem; transparenca do vijojë!! Çmim me çmim për çdo ngarkesë importi, taksat plus dhe përfitimet nga çmimet e padrejta që aplikohen mbi qytetarët!!”

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shfaqur shqetësimin e tij në lidhje me çmimin e lartë të këtij produkti.  "Vajmedeti fali dhe ndau 600 milionë euro detyrime të njohura CEZ-it. Ju vodhi 200 euro për frymë shqiptarëve e pastaj u turr me kërbaç nç dorë t'ju marrë njerëzve kacidhen e fundit. Nuk u mjaftua por rriti edhe çmimin e energjisë, ndonëse ishte po ky "Nastradin" që premtoi ulje çmimi në fushatë siç e mbajmë mend të gjithë. Tani krekoset si gjeli majë plehut kur shqiptarët paguajnë naftën me shtrenjtë se çdo europian pikërisht prej taksave dhe klientelizmit te tij. Protesta e të hënës është refuzimi i çdo shqiptari për të shpenzuar dyfishin për naftën krahasuar me europianet. Të henen në orën 11 në të gjithë Shqipërinë drejtuesit e mjeteve do të fikin motoret e makinave për 5 minuta dhe do te ndezin motoret e protestes qytetare kunder cmimit te naftes, kunder cmimit të energjise, kundër taksave dhe çmimeve të larta, kundër papunësisë, varfërise dhe padrejtesisë.'', ka shkruar Basha në ''Facebook".

Në kundërpërgjigje të Bashës, kryeministri Rama shkroi: “Deri dje thoshin do rritet çmimi i naftës në stratosferë, sot thonë pse nuk është më i ulëti në botë! Vajmedet PD, e kush e degjon PD!” 

Por në statusin e Ramës kanë vërshuar menjëherë kritikat e qytetarëve, të cilët ankohen për çmimin e lartë të naftës që ekziston në tregun me pakicë karahasuar me vendet e tjera në Europë. Qytetarët shprehen se është e pakuptimtë se si çmimi i naftës të jetë më i larti në vendin më të varfër të Europës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031543970108032
array(1) { ["section"]=> string(73) "cmimi-i-naftes-pd-kercenon-bllokimin-e-rrugeve-kombetare-me-26-janar-1178" }