Çmimi Kombëtar “Enzo Bearzot” shkon për Claudio Ranierin

Publikuar tek: sport, më 14:36 07-05-2016 Çmimi Kombëtar “Enzo Bearzot” shkon për Claudio Ranierin

Claudio Ranieri, trajneri që shpalli kampion të Anglisë ekipin e Leicester City, do të marrë të hënën në Romë Çmimin Kombëtar “Enzo Bearzot”, që jepet nga unioni sportiv Acli, në bashkëpunim me Federatën Italiane të Futbollit.

Ceremonia do të nderohet edhe nga presidenti i federatës, Carlo Tavecchio dhe presidenti i komitetit olimpik, Giovanni Malagò.

Cmimi “Bearzot” jepet për trajnerët italiane të futbollit. Ai është krijuar në 2011 dhe në vitet e kaluara atë e kanë marrë këta trajnerë: Cesare Prandelli, Ëalter Mazzarri, Vincenzo Montella, Carlo Ancelotti e Massimiliano Allegri.

Enzo Bearzot (26 shtator 1927- 21 dhjetor 2010), ka luajtur futboll si mbrojtës e më pas ka drejtuar ekipin kombëtar të Italisë. Në Botërorin e 1982 nën drejtimin e tij, Italia u shpall kampione bote.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027415990829468
array(1) { ["section"]=> string(60) "cmimi-kombetar-enzo-bearzot-shkon-per-claudio-ranierin-39786" }