‘Çmontohet’ celulari i Tires, ZBULOHEN biseda me familjarë të pacientëve të tjerë me Covid-19

Publikuar tek: aktualitet, më 17:01 25-01-2021 ‘Çmontohet’ celulari i Tires, ZBULOHEN biseda me familjarë të pacientëve të tjerë me Covid-19 Fotomontazh

Prokuroria e Tiranës i ka shtrirë hetimet lidhur me rastin “Tire Alldervishi”, e cila akuzohet për mashtrim, pas denoncimit që bëri vajza e një pacienteje tek “Shefqet Ndroqi”, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë 1 muaj pas infektimit.

Ndërkohë që ish-sanitarja e spitalit ndodhet pas hekurave, në celularin e saj prokurorët kanë zbuluar edhe biseda me familjarë të të afërmve të tjerë që kanë qenë shtruar pas infektimit me Covid-19.

Në telefonin e saj janë gjetur mesazhe dhe biseda të tjera me persona kryesisht të afërm të pacientëve të shtruar në këtë spital, ku sanitarja dyshohet të ketë kryer të njëjtën procedurë.

Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije për Oranews se kanë nisur një verifikim të gjithë personave, me të cilët ka kontaktuar 52-vjeçarja për të vërtetuar që rasti i fundit i vajzës të cilës i vdiq nëna në spital pasi pagoi 8 mijë euro, nuk ka qenë i izoluar, por sanitarja e ka kryer edhe më parë të njëjtën praktike.

Mësohet se janë duke u hetuar dhe komunikimet me mjeket dhe infermieret e ketij spitali ku duket se 52-vjeçarja ka shkëmbime mesazhesh.

Ndërkohë Alldervishi i është drejtuar gjykatës së Apelit për të kërkuar ndyshimin e masës së sigurisë me pretendimin se nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësorë, pasi ka kaluar Covid-in.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Yuri Kim takohet me Majlinda Bregun, ja çfarë biseduan me njëra-tjetrën
ALARM në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt dhjetra banesa, IZOLOHEN mbi 120 familje »
Article Logic
Execution time: 0.011292934417725
array(1) { ["section"]=> string(97) "cmontohet-celulari-i-tires-zbulohen-biseda-me-familjare-te-pacienteve-te-tjere-me-covid-19-236345" }