CNN ngre pyetjen: A do t’i besonit një vaksine nëse PUTIN thotë se është e sigurt? Fillon një luftë e re e ftohtë mes Rusisë dhe SHBA

Publikuar tek: bota, më 12:16 12-08-2020 CNN ngre pyetjen: A do t’i besonit një vaksine nëse PUTIN thotë se është e sigurt? Fillon një luftë e re e ftohtë mes Rusisë dhe SHBA Ilustruese

A do t’i besonit ju një vaksine nëse Vladimir Putin thotë se ajo është e sigurt? Kjo është pyetja që shtron mëngjesin e sotëm CNN duke e konsideruar këtë si një tjetër “luftë të ftohtë” mes lindjes dhe perëndimit.

 

Kjo nuk është një garë e hapësirës, vazhdon më tej analiza e CNN por është pandemi mbarëbotërore. Putin po pretendon fitoren dhe në këtë fushë. Dhe ndërsa komuniteti mjeksor në SHBA nuk i ka dhënë shpresë deklaratave të Trump se një vaksinë mund të jetë e gatshme deri ditën e zgjedhjeve në SHBA (nëntor), Putin e ka nxjerrë vaksinën, e ka quajtur Sputnik pas misionit satelitor që tronditi botën në 1957.

Nuk duhet nënvleftësuar gadishmëria e njerëzve të fuqishëm për tu përfshirë në propagandë gjeopolitike, shkruan CNN. Rusia ishte vendi që raportoi më pak raste të prekurish. Eshtë vendi ku doktorët kritikë me qeverinë bien nga dritaret.

A mund të besoni një vaksinë ruse më shumë sesa të besoni rezultatin e zgjedhjeve në Rusi? Eshtë një lloj mashtrimi electoral që pretendohet shpesh dhe nga Trump, pa prova, që ka ndodhur në SHBA dhe në fakt ndodh edhe në Rusi, sipas vëzhguesve të demokracisë.

Sipas CNN, komuniteti i inteligjencës amerikane pretendon se Rusia është e dyshuara kryesore për të vjedhur hulumtimin e vaksinës së coronavirusit duke hakeruar sistemet kompjuterike.

Të enjten Trump deklaroi se vaksina do të jetë e gatshme para fundit të vitit ndërkohë që kundërshtoi provat në mjeksinë perëndimore se mund të ketë një vaksinë deri ditën e zgjedhjeve. Por ekspertë mjeksorë i thanë CNN se ky afat kohor ishte i pamundur. Sikur gjithçka të shkojë sipas planit, data më e afërt e daljes së vaksinës është dita e marrjes së detyrës nga presidenti, pra në fund të janarit.

Por si arriti Rusia deri këtu? Kritikët thonë se pati presion të madh nga Kremlini për ta portretizuar Rusinë si një forcë globale edhe në shkencë. Rusia nga ana e saj nuk ka nxjerrë të dhëna shkencore në testime dhe CNN e ka të pamundur të verifikojë për efektivitetin e vaksinës. Nju Jork Times raportoi se vaksina ruse nuk I ka kaluar etapat e testimit.

Pavarësisht këtyre, zyrtarët rusë i thanë CNN se të paktën 20 vende dhe disa kompani amerikane kanë shprehur interesin për vaksinën.

Ka të paktën 25 vaksina aktualisht në provat e testimit dhe më shumë se 100 të tjera në zhvillim, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Njerëzit duan të besojnë që vaksina nuk do t’i dëmtojë.

Ndaj mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodh në vazhdim me këtë vaksinë të re të nxjerrë nga Rusia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012064933776855
array(1) { ["section"]=> string(138) "cnn-ngre-pyetjen-a-do-t-i-besonit-nje-vaksine-nese-putin-thote-se-eshte-e-sigurt-fillon-nje-lufte-e-re-e-ftohte-mes-rusise-dhe-shba-216882" }