CNN publikon dëshminë rrëqethëse: Mes 37 të ekzekutuarve edhe i riu shurdh-memec

Publikuar tek: bota, më 19:36 26-04-2019 CNN publikon dëshminë rrëqethëse: Mes 37 të ekzekutuarve edhe i riu shurdh-memec Protestat ne Arabine Saudite, pas ekzekutimit te 37 te burgosurve

Përpara se të ndodhnin ekzekutimet, (37 persona) më të mëdhatë që kanë ndodhur ndonjëherë në historinë e Arabisë Saudite tre ditë më parë, disa nga të dënuarit me vdekje, kanë pasur kërkesat e tyre në gjykatë, dhe ndër to ishte edhe falja, raporton CNN.

Shumë prej tyre, sipas dokumenteve të siguruara ekskluzivisht nga CNN, kanë qenë totalisht të pafajshëm sipas asaj që është shkruar në dokumente, madje edhe deklarimet e tyre janë shkruar nga njerëzit që i kanë torturuar. Disa dokumente tregojnë për abuzimet me ta, madje edhe torturat.

Të gjithë të dënuarit me vdekje ishin akuzuar për krime të lidhura me terrorizmin. Të martën, Riadi anoncoi se 37 njerëzit u ekzekutuan, duke përfshirë edhe tre vetë që ishin minorenë kur mbretëria pretendon se ata kishin kryer krimet e tyre.

Një nga të ekzekutuarit, për të trembur të tjerët, u nxorr edhe në publik, raporton CNN. Ndër më të rinjtë e ekzekutuar ishte Abdukareem al-Hawaj, sipas Amnesty International. Ai u akuzua për pjesmarrje në protestat e dhunshme të Pranverës Arabe në moshën 16 vjecare dhe vendimi për dënimin e tij me vdekje, tërhoqi edhe vëmendjen e Kombeve të Bashkuara që i kërkoi Riadit të tërhiqte vendimin.

Një tjetër rast ishte studenti Mujtaba al Sweikat, që ishte 17 vjeç kur mori pjesë në demonstratë gjë që çoi në arrestimin e tij në 2012. Ai u arrestua në aeroport në Dammam në momentin kur po përgatitej të hipte në avion drejt SHBA, ku do të ndiqte studimet në universitetin e Michiganit.

CNN ka arritur të sigurojë qindra faqe dokumentesh nga tre gjyqe të 2016 që përfshijnë procesin për 25 vetë, ekzekutimet e të cilëve u anoncuan këtë javë. 11 u gjetën fajtorë për spiunazh në emër të Iranit. 14 të tjerë u dënuan për krijimin e një ‘cellule terroriste’, gjatë protestave antiqeveritare në qytetin Awamiya në 2011 dhe 2012. Shumë prej tyre i përkisnin minoritetit mysliman Shia.

Për autoritetet, gjyqi i tyre ka qenë i drejtë. Kur Kombet e Bashkuara e ngritën shqetësimin në 2017 që ishin përdorur tortura për të marrë deklarimet, qeveria saudite u përgjigj me një letër ndërsa hidhte poshtë pretendimet dhe thanë se të dënuarit pranuan fajësinë në gjykatë.

Por dokumentet e siguruara nga CNN tregojnë se disa prej të dënuarve i kanë thënë në mënyrë të vazhdusheshme gjykatës se deklaratat ishin false dhe ishin mbajtur në torturë e sipër. Në disa raste, të dyshuarit kanë thënë se deklarimet janë shkruar nga personat që I kanë torturuar.

‘Këto nuk janë fjalët e mia’ ka thënë një nga të akuzuarit Munir al Adam, gjatë gjyqit, sipas dokumenteve.“Nuk e kam shkruar unë këtë letër. Janë shtrembërime të shkruara nga ata që më kanë pyetur me duart e tyre”.

27 vjecari që ishte pjesërisht shurdh dhe i verbër, ishte në listën e atyre që u ekzekutuan të martën. Qeveria saudite nuk iu përgjigj interesimit të CNN për lidhjen me torturat dhe dëshmitë e sforcuara sipas dokumenteve të gjyqit.

Në një deklaratë për ekzekutimet, një zyrtar saudit i tha CNN se: ‘Mbretëria e Arabisë saudite aplikon zero tolerancë drejt terroristëve që kërkojnë gjakderdhje për të pafajshmit, duke kërcënuar sigurinë kombëtare të Mbretërisë. Kriminelët e dënuar dhe ekzekutuar sot kanë pasur ditët e tyre në gjykatë dhe u gjetën fajtorë për krime të ndryshme’, raporton CNN për deklaratën e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011520147323608
array(1) { ["section"]=> string(86) "cnn-publikon-deshmine-rreqethese-mes-37-te-ekzekutuarve-edhe-i-riu-shurdh-memec-161987" }