Çokollata, kafe, qumësht, vaj, ujë, lëngje frutash… AKU bllokon 193.23 kg produkte të skaduara në Tiranë, gjobë 8 mln lekë biznesit (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:02 24-05-2019 Çokollata, kafe, qumësht, vaj, ujë, lëngje frutash… AKU bllokon 193.23 kg produkte të skaduara në Tiranë, gjobë 8 mln lekë biznesit (DETAJE)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon 193.23 kg produkte të skaduara për asgjesim  dhe gjobit me 800,000 lekë subjektin që tregtonte produkte të skaduara në Kamëz.

Produket e bllokuara kishin skaduar që në vitin 2018 e megjithatë tregtoheshin për konsumatorët.

AKU bën me dije se marrë shkas nga një konsumator i përgjegjshëm që njoftonte tregtimin e produkteve me afat të kaluar përdorimi nga operatori “Market Geni” me adresë në Laknas, Kamëz, AKU kreu kontroll për zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Gjatë kontrollit, operatori nuk paraqiti dokumentacionin shoqërues (faturat e blerjes së produkteve) as planin e vetëkontrollit dhe në përfundim rezultoi se shiteshin jashtë afatit të përdorimit produktet e mëposhtme:

  • 73 litra vaj ulliri me datë skadence dhjetor 2017 dhe tetor 2018 (13 pako me paketim 5lt dhe 8 shishe 1lt),
  • 45 kanace birre në total me afat përdorimi 11/5/2018 për 23 kanace dhe datë të fshirë përdorimi për pjesën tjetër,
  • produktet e tjera ishin karamele, çokollatë, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, margarinë etj, Madje dhe havjar......

Në total u bllokuan për asgjesim 193.2 kg produkte ushqimore që mbaheshin nga subjekti në vitrinë për shitje megjithëse u kishte kaluar afati i përdorimit, një pjesë e mire e tyre që në dhjetor 2018.

Pӫr shkeljet e konstatuara dhe bazuar nӫ parashikimet e Ligjit për “Ushqimin” dhe ligjit pӫr “Inspektimin nӫ Republikӫn e Shqipӫrisӫ”, AKU vendosi masat administrative si me poshte:

  1. Për tregtim produktesh ushqimore përtej afatit të përdorimit, u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 500,000 lekë,
  2. Për mungesë të sistemit të vetëkontrollit (HACCP), ndaj subjektit u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 100,000 lekë,
  3. Për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “gjobë” me vlerë 200,000 lekë,

'AKU i shpreh mirënjohjen qytetarit që raportoi shqetësimin e tij dhe përgëzon për shpejtësinë dhe saktësinë e reagimit të stafit të AKU-së. Në këtë rast risku ushqimor u menaxhua, por si ky rast (operatorë që tregtojnë produkte të skaduara) mund të ketë edhe të tjerë. E nëse ka, ato përbëjnë kërcënim për shëndetin tonë e duhen trajtuar sipas parashikimeve ligjore, siç u veprua në këtë rast.

Së shpejti, me ndryshimit e propozuara në Kodin Penal, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi do përbëjë vepër penale dhe do ndëshkohet si e tillë', thuhet ndër të tjera në njoftimin e AKU-t.

IMG-20190523-WA0030.jpg

IMG-20190523-WA0023.jpg

IMG-20190523-WA0018.jpg

IMG-20190523-WA0041.jpg

IMG-20190523-WA0057.jpgIMG-20190523-WA0060.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12814116477966
array(1) { ["section"]=> string(138) "cokollata-kafe-qumesht-vaj-uje-lengje-frutash-aku-bllokon-193-23-kg-produkte-te-skaduara-ne-tirane-gjobe-8-mln-leke-biznesit-detaje-165544" }